EURO 2024/ Rivalët e Shqipërisë në fushë, luajnë dhe Franca e Holanda. Mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 8:40

EURO 2024/ Rivalët e Shqipërisë në fushë, luajnë dhe Franca e Holanda. Mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme

Poloni-Shqipëri nuk do të jetë sfida e vetme kualifikuese për Europianin “Gjermani 2024”, pasi në fushë do të zbresin dhe shumë sfida interesante në orën 20:45.

euro 2024

Rivalët e Kombëtares shqiptare në Grupin E, Moldavia dhe Çekia, do të ndeshen me njëra-tjetrën për kreun e grupit. Edhe pse miqtë shihen mjaft favoritë, vendasit do të bëjnë çmos për të surprizuar.

Po në fushë do të zbresë dhe nën-kampionia e Botës, Franca, e cila do të luajë në transfertë me Irlandën e vlefshme për Grupin B.

Po në këtë grup, Holanda do të kërkojë tre pikët e para përballë Gjibraltarit në shtëpi dhe të lërë pas atë humbje të turpshme që mori para pak ditësh me Francën.

NDESHJET:

GRUPI B

IRLANDË – FRANCË 20:45

HOLANDË – GJIBRALTAR 20:45

GRUPI E

POLONI – SHQIPËRI 20:45

MOLDAVI – REPUBLIKA ÇEKE 20:45

GRUPI F

AUSTRI – ESTONI 20:45

SUEDI – AZERBAJXHAN 20:45

GRUPI G

HUNGARI – BULLGARI 20:45

MALI I ZI – SERBI 20:45

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"