Frikë nga interesi i Realit, Mançester Siti bën Halandin lojtarin më të paguar në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 9:30

Frikë nga interesi i Realit, Mançester Siti bën Halandin lojtarin më të paguar në Premier Ligë

Mançester Siti është gati të bëjë Erling Halandin futbollistin më të paguar të Premier Ligës, duke mbajtur kështu larg një sulm të mundshëm të Realit të Madridit për bomberin norvegjez.

haland

Drejtuesit e “Qytetarëve” do të ulen me autorin e 42 golave këtë sezon në “Etihad” në fund të sezonit për të diskutuar një marrëveshje të re prej 500.000 paundësh në javë.

22-vjeçari përfundon vetëm vitin e parë të një kontrate që zgjat deri në vitin 2027 dhe Siti planifikon ta zgjasë atë me 12 muaj të tjerë.

Për vitin e tij fantastik të debutimit, ku ai po thyen çdo rekord, klubi pritet ta shpërblejë duke i rritur rrogën prej 375 mijë pafundësh, të cilën ai përfiton aktualisht, po aq sa edhe shoku i skuadrës, Kevin de Bryjne dhe portieri i Mançester Junajtidit, David de Gea.

Megjithatë, menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, ka nxitur thashethemet për një transferim në Madrid në të ardhmen, duke pretenduar se Reali është lëvizja e ëndrrave për futbollistët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"