“Sulm ndaj fjalës së lirë”- Alibeaj: Vrasja e rojës së sigurisë së Top Channel, akt kriminal! Të zbardhet urgjentisht

Mar 27, 2023 | 9:57
SHPËRNDAJE

Sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel, ku u vra roja i sigurisë e ka dënuar edhe kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj e konsideron ngjarjen si të rëndë dhe kriminale.

Teksa i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, Alibeaj thotë se ajo që ndodhi mbrëmë është një sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë.

Alibeaj u bën thirrje organeve ligjzbatuese që ta zbardhin sa më parë ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë Pal Kola, që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend.

Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel”, shkruan Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura