Triumfi i Vorës në miqësore përballë Tiranës, reagon trajneri Mërgjyshi: Fitore për moral!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 10:30

Triumfi i Vorës në miqësore përballë Tiranës, reagon trajneri Mërgjyshi: Fitore për moral!

Artan Mërgjyshi, trajneri i Vorës, nuk e kishte çuar ndër mend një fitore të tillë ndaj Tiranës, por ai i beson grupit të tij.

mergjyshi

“Ishte një miqësore luksi. Jemi në vazhdën e ecurisë pozitive, sido që të jetë. Vinim nga një fitore e bukur në Tropojë. Pavarësisht se ishte një miqësore, ajo na shërben më shumë për moral psikologjik. Skuadra ndodhet në një moment të mirë dhe shprehet lirshëm. Këtë e tregoi edhe në këtë ndeshje, që ka qenë një nga ndeshjet më të bukura në fushë.

Ne e patëm vlerësuar se vetë emri i Tiranës, nuk nisem nga rezultati, megjithëse edhe fitorja është një kënaqësi më vete, por më shumë i gëzohem skuadrës që zhvilloi atë ndeshje të bukur.

Ne duhet të japim të tilla lojëra edhe në ndeshjet e mbetura të kampionatit, për të arritur objektivin tonë, siç janë vendi i parë në grup dhe fitimi i trofeut të kësaj kategorie”, tha Mërgjyshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"