Tetë përballjet interesante që luhen sot, vëmendja te Poloni-Shqipëri – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Euro 2024 do të vazhdojë edhe sot me sfidat e saj, ku do të luhen 8 ndeshje interesante.

Të gjitha do të luhen në mbrëmje, në orën 20:45, ku vëmendja e popullit shqiptar është te sfida Poloni-Shqipëri. Kuqezinjtë do të provojnë përsëri ëndrrën e tyre të madhe për t’u futur në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë për kombe.

Ndeshje tjetër e grupit tonë do të jetë Moldavi-Çeki, ku normalisht favoritë shihen çekët në këtë sfidë. Franca dhe Hollanda do të luajnë sot sfidat e tyre të radhës. “Gjelat” do të përballen me Irlandën jashtë, ndërsa Holanda në shtëpi ndaj Gjibraltarit.

Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malit të zi dhe Serbisë, edhe pse favorit shihen serbët, Mali i zi e ka treguar që nuk është një ekip i thjesht për t’u kaluar.

Të gjitha sfidat e ditës së sotme:

You may also like