Anthony Joshua synon të bëhet kampion sërish së shpejti dhe të pensionohet - NACIONALE

Anthony Joshua synon të bëhet kampion sërish së shpejti dhe të pensionohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anthony Joshua synon të bëhet kampion i botës në kategorinë e rëndë të boksit sërish brenda 16 muajve të ardhshëm, por së pari i duhet ta kalojë pengesën Jermaine Franklin në fundjavë.

Boksieri britanik do të përballet me amerikanin Franklin në Arenën O2 në Londër të shtunën.

Kjo do të jetë lufta e tij e parë që prej disfatës kundër Oleksandr Usyk, i cili ia mori titujt e botës në shtator 2021 dhe pastaj e mundi përsëri 11 muaj më vonë.

Pasi i pësoi dy humbje radhazi për herë të parë në karrierë, shumë njerëz e vunë në dyshim rikthimin e tij në majat e boksit botëror, raporton Nacionale.

Por, 33-vjeçari do ta fillojë të shtunën rrugën e gjatë dhe sfiduese për t’u kthyer në majat e kategorisë së rëndë.

“Dëshira? Njëra ndër to është patjetër të bëhem kampion bote, gjë që mendoj se është e mundshme në 16 muajt e ardhshëm”, tha Joshua.

Mendoj se duhet ta shohim se çfarë do të ndodhë me brezat këtë vit. Le të garohet për ta dhe pastaj mbase le të mbesin pezull dhe mandej e shohim se ku do të përfundojnë. Duhet të kem vazhdimësi, përqendrim në 12 apo 16 muajt e ardhshëm derisa jam në garë për titull”, shtoi ai.

Siç qëndrojnë gjërat, Usyk ende i mban tre titujt e pranuar në kategorinë e rëndë WBA (Super), IBF, dhe WBO, ndërsa Tyson Fury e mban të katërtit, WBC.

Joshua e pranoi se nëse e fiton një titull tjetër bote, atëherë do të largohet nga boksi.

Nëse e kam edhe një ecuri tjetër si përpara, atëherë po flasim për shkuarjen drejt të dyzetave dhe më besoni boksi është sport për të rinj. Mendoj se dua të bëhem i suksesshëm përsëri dhe pastaj të largohem”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme