"S'ka ende marrëveshje": Çka iu tha Gërvalla portugezëve për Marrëveshjen e Kosovës me Serbinë? - NACIONALE

"S'ka ende marrëveshje": Çka iu tha Gërvalla portugezëve për Marrëveshjen e Kosovës me Serbinë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë intervistë për gazetën portugeze “Diario de Noticias ku ka folur për gjithçka e asgjë. Çka tha Gërvalla?

Shpjegimet dhe interpretimet e Gërvallës mungonin e mungojnë për publikun kosovar, por si duket ministrja e jashtme ka vendosur t’i dhurojë mendimet e saj për publikun portugez.

Relativizimi i Marrëveshjes

E pyetur në lidhje me marrëveshjen e fundit, Gërvalla u shpreh si vijon:

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë.” Ky është një qëndrim i shprehur edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Por, pjesërisht edhe nga kryeministri Albin Kurti.

“A ju duhet vërtet Aleksandër Vuçiq për të nënshkruar?” – ishte pyetja e gazetës portugeze. Kujtojmë se zyrtarët e lartë të BE-së dhe ShBA-ve kanë përsëritur se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme pavarësisht mungesës së nënshkrimit.

Gërvalla nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Ajo u shpreh se Serbia kishte treguar pagatishmëri të vazhdueshme për të zbatuar zotimet, duke nënkuptuar se sërish – edhe me marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit – do të vepronte ngjashëm.

Asociacioni

Gërvalla u pyet edhe në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo u shpreh qartë se të drejtat e pakicave në Kosovë ishin “të garantuara me Kushtetutë”. Ministrja përmendi si shembuj edhe një varg të drejtash konkrete që i takojnë komunitetit serb.

“Nuk ka nevojë për të drejta shtesë,” – u shpreh më psa ajo, duke thënë se “gjithçka që mund të diskutohet në Bruksel mund të jetë më pak se që është në Kushtetutën tonë...”

Kujtojmë se ditë më parë, Kurti e pranoi se në Propozimin Evropian ishte Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Serbia

Shefja e diplomacisë kosovare ishte mjaft e ashpër ndaj Serbisë – përkundër marrëveshjes –edhe sa i përket rrugës së saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Më lejoni të jem shumë e hapur dhe e sqinertë për këtë gjë: kjo udhëheqje serbe nuk është aspak e interesuar ta çojë vendin në BE.” – u shpreh ajo.

Bashkimi me Shqipërinë

Kryediplomatja kosovare, ironikisht, u pyet edhe për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Sipas saj, populli i Kosovës kishte vendosur “në mënyrë të pavarur që të ndërtonte shtetin e tij sovran. Republika e Kosovës është realitet.” Këto bindje i kemi parë edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani Sadriu.

Lajme të ngjashme