Nga Vllaznia te… Vllaznia, Bylisi nis misionin “mbijetesë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 11:30

Nga Vllaznia te… Vllaznia, Bylisi nis misionin “mbijetesë”

Bylisi edhe fundjavën e ka kaluar me stërvitje dhe madje disa nga lojtarët titullarë, por edhe ata që kanë qenë në stol në javët e fundit kanë marrë minuta. Të shtunën në Ballsh është luajtur një finale e kampionatit U-21, mes Bylisit kryesues dhe Vllaznisë së vendit të dytë.

bylis

Takimi ka përfunduar 1-1. Kanë luajtur Ariel Muçollari në mbrojtje, ndërsa në mesfushë Flamur Ruçi e Marin Abazaj, ndërsa në sulm Abu Danladi e Brajs Tutu si dhe Tomoyuki Doi.

Ndërkohë është provuar edhe Xhoele Maçolli pak minuta, pasi mesfushori nuk është rikuperuar edhe për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar në sfidën me Tiranën ne Ballsh ku mori frakturë të rëndë në nofull duke kryer edhe ndërhyrje. Nga sfida me Vllazninë U-21, me sytë në kampionat këtë fundjavë, ballshiotët tashmë i bëjnë llogaritë ndryshe, madje duan që të nisin të grumbullojnë pikët e kampionatit që do t’u sigurojnë mbijetesën mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Në fundin e fazës së tretë, ballshiotët janë në pozita aspak komode në tabelën e renditjes dhe pikët në këtë moment të garës janë jetike sidomos për objektivin mbijetesë.

Ndaj edhe në Ballsh duket se kanë nisur që të bëjnë llogaritë. Edhe për atë se në këto 10 javë luhet sezoni i Bylisit, me një skuadër që është e kompletuar si në aspektin financiar dhe atë material pa thënë se edhe në organikë dominon elementi cilësor, ashtu edhe me një stol solid.

Por pikët nuk janë sipas pritshmërive, ndaj edhe tashmë duhet që të fillojë autokritika për rikuperimin e tyre.

Bylisi do të ketë probleme në mesfushë, sepse krahas Maçollit, që mund ta humbasë Shkodrën edhe braziliani Eskuerdinja është i pezulluar. Kështu që pritet që Shensoi të ketë punë për të “arnuar” mesfushën ndaj kuqebluve në fundjavë.

E. SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"