OSBE dënon me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it: Hetim të plotë të incidentit, autorët të vihen para drejtësisë

Shqipëria

OSBE dënon me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it: Hetim të plotë të incidentit, autorët të vihen para drejtësisë

Më: 27 mars 2023 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dënuar me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it, duke e konsideruar sulmin ndaj medias një sulm flagrant kundër demokracisë.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, OSBE kërkon një hetim të shpejtë për zbardhjen e plotë të incidentit dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve të krimit.

Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik.

Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”- thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat