×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sulmi ndaj Top Channel, flet dëshmitari: Autorët u larguan me dy vetura, BMW dhe Audi

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 12:07

    60 vjeçari Pal Kola, me detyrë punonjës sigurie ka humbur jetën nga sulmi me armë pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group ku po punonte.

    Dyshohet të kenë qenë katër autorë. Ata kanë përdorur një automjet tip Range Rover të vjedhur që u dogj në Kavajë pas ngjarjes. Gjithashtu raportohet se një roje në zonën ku është djegur automjeti, ka parë 4 persona që largoheshin vetë 23 sekonda pas vënies së zjarrit, makinës dhe dyshohet të jenë larguar me dy makina të ndryshme, përkatësisht një BMW e zezë dhe një Audi gri.

    Sipas news 24 dy kamera sigurie kanë filmuar qartësisht të gjithë momentin e atentatit. Bëhet fjalë për një kamera të subjektit Top Channel dhe një kamera tjetër vetëm pak metra metra më tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!