Mijëra euro për një natë, pushimet luksoze të Arjola Demirit dhe Adriana Matoshit - Gazeta Express
string(80) "mijera-euro-per-nje-nate-pushimet-luksoze-te-arjola-demirit-dhe-adriana-matoshit"

Mijëra euro për një natë, pushimet luksoze të Arjola Demirit dhe Adriana Matoshit

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 12:30

Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi kanë treguar prej kohësh miqësinë e tyre të ngushtë. E duket se si traditë e kësaj miqësie është që këtë periudhë të vitit ia kushtojnë njëra-tjetrës dhe pushimeve ekzotike. Edhe këtë herë dy shoqet e ngushta kanë zgjedhur Egjiptin për të kaluar disa ditë larg rutinës së përditshme. Aktoret kanë ndarë në Instagramet e tyre disa foto interesante “vibe” pushimesh.

“Edhe jemi zënë këto ditë për mospërputhje karakteresh, jo plazh, jo xhirojmë, tani jo pastaj, jo restorant italian, jo japonez hehe por fotografitë bashkë i kemi flakë (për çfarë ziheni ju me shoqen e ngushtë)”, ka shkruar Arjola në mbishkrimin e postimit të fundit.

Lexo Edhe:

Kujtojmë që edhe një vit më parë në fillim të muajit korrik Arjola dhe Adriana udhëtuan për pushime po në Egjipt. Si duket ky qenka destinacioni i tyre i preferuar, ku patjetër kalojnë çdo verë.

/albeu.com