VIDEO-SYRI TV/ Vijon absurdi i shitblerjes së energjisë, çmimi në bursa 23 $, OSHEE e blen me 97 $

15:45, 29/05/2023
A+ Aa A-

Vijon absurdi me shitjen e energjisë elektrike në vend. Në një kohë që KESH shet energji me çmim të lirë në tregjet ndërkombëtare, në të njëjtën periudhë OSHEE e blen me çmim disa herë më të lartë. Në datën 26 maj, OSHE ka blere rreth 300 mijë euro energji për muajin qershor me një çmim prej 97 dollarë për megavat orë, ndërkohë çmimi në bursa ka zbritur në 23 dollarë, apo thënë ndryshe 75 dollarë më lirë nga sa e bleu OSHEE. 

Nga SYRI TV

Teksa Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka zhvilluar disa tendera për shitje të energjisë elektrike gjatë muajit maj, për shkak të prurjeve të tepërta nga reshjet në kaskadën e Drinit, furnizuesi i brendshëm OSHE, ka blerë energji në tregun e jashtëm për gjithë muajin qershor.

Në 26 maj, OSHE ka publikuar rezultatet e një tenderi të zhvilluar për blerjen e 2880 megavat orëve energji elektrike, ku kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë. Teksa nuk bëhen të ditura detajet e ofertave të operatorëve, OSHEE ka shpallur fitues kompaninë NOA ENERGY, duke blerë 2880 megavat orë energji me çmim 97.4 megavat orë me vlerë totale prej rreth 280 mijë euro. Mirëpo, OSHE ka blerë energji në të njëjtën periudhë që KESH ka shitur.

Konkretisht KESH zhvilloi një tender në datën 20 maj, ku shiti mbi 67 mijë megavat orë energji elektrike me çmim mesatar rreth 65 dollarë për megavat orë, ose disa herë më lirë se sa energjia që OSHE ka blerë për nevojat e brendshme.

Ajo që vihet re edhe këtë herë në tenderat e energjisë, është fakti se përsëri Shqipëria vijon të shesë lirë energjinë elektrike, dhe po në të njëjtën periudhë, e blen me gati dyfish të çmimit. Konkretisht, OSHEE bleu energji elektrike në një kohë që çmimi në bursën Hungareze ishte në nivelet midis 88 deri në 100 dollarë për megavat orë, por, që ishte në trend rënës.

Madje, në datën 29 maj, pra ende pa hyrë muaji qershor periudhë për të cilën OSHE ka blerë energjinë elektrike, çmimi i saj në bursë ka shkuar deri në 23 dollarë për megavat orë, ose gati 75 dollarë më lirë se çmimi që pagoi OSHE pak ditë më parë.

Gjithashtu, rënia në bursa i çmimit të energjisë, nxjerr blof edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë paralajmëroi hapjen e diskutimit për rritjen e çmimit të energjisë për konsumin vendas, pasi sipas tij, në bursa çmimi i energjisë vijon të jetë i larë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco