Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO-SYRI TV/ Vettingu lë pa gjyqtarë gjykatën e Elbasanit, avokatët japin alarmin

15:52, 29/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan është në prag kolapsi për gjykimin e çështjeve, për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Në këtë gjykatë ka vetëm 4 gjykatës nga 18 që është numri i organikës. Këta gjykatës, kanë në dorë nga 1 mijë dosje secili, duke bërë që shumë procese gjyqësore, kryesisht civile, të zvarriten.  

Nga SYRI TV

Shqetësimin e ngre kreu i Dhomës së Avokatisë në Elbasan, Demir Çiftja, i cili shprehet se kjo situatë po penalizon qytetarët.

Aktualisht, 4 gjyqtarët që ka gjykata e Elbasanit, gjykojnë mesatarisht nga 1 mijë dosje secili, ku prioritet janë çështjet penale përballë çështjeve civile.

Demir Çiftja shprehet se për këtë problem, ka bërë kërkesë në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Por ky institucion është shprehur se mungesa e gjyqtarëve ka ardhur për shkak se nuk kanë dalë magjistratët e rinj nga shkolla e magjistraturës.

Në këto kushte, kur në gjykatën e Elbasanit janë bashkuar dhe tre gjykata rrethi, qytetarëve u duhet me muaj, ndoshta dhe vite, për të marrë drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco