Eskalon situata në Zveçan: Përplasen KFOR-i dhe protestuesit, raportohet për të lënduar - Gazeta Express
string(85) "eskalon-situata-ne-zvecan-perplasen-kfor-i-dhe-protestuesit-raportohet-per-te-lenduar"

Eskalon situata në Zveçan: Përplasen KFOR-i dhe protestuesit, raportohet për të lënduar

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 16:49

Situata ka eskaluar në Zveçan, para pak minutash, raporton Televizioni 7.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, ka pasur përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve. Janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it gjatë përplasjeve.

Lexo Edhe:

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, dëgjohen edhe krisma, që nuk dihet se nga vijnë.

Radio Evropa e Lirë raportoi më herët së KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Siç njofton gazetari i T7 nga Zveçani, ekipet mediale janë strehuar në një lokal, pas tensionimit të situatës atje. /Express/

Foto: Kossev
Foto: Kontakt Plus