PSG përfiton nga “trazirat” tek Bayern Munich, francezët “piketojnë” Lucas Hernandez

Futboll

PSG përfiton nga “trazirat” tek Bayern Munich, francezët “piketojnë” Lucas Hernandez

Më: 30 maj 2023 Në ora: 00:53
Lucas Hernandez

Shkarkimi i beftë i Oliver Kahn nga posti i CEO-s, së Bayern Munich dhe Drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic ka shkaktuar shumë trazira në dhomat e zhveshjes, trazira nga të cilat mund të përfitojnë “gjigandët” e Evropës.

Sipas raportimeve të mediave gjermane e atyre franceze, PSG ka kthyer “sytë” nga qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez, me francezin 27-vjeçar, që edhe pse është aktualisht i dëmtuar pëlqehet shumë nga bordi i francezëve.

Hernandez ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2024, mirëpo me trazirat e fundit nuk do të ishte e habitshme nëse gjatë merkatos së verës do të kemi një “revolucion” të vërtetë te “gjigandët” gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat