Moviola e Erzeni-Tirana/ Ndërhyrje si ajo e Behiratçes, mungon një penallti për bardheblutë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 9:10

Moviola e Erzeni-Tirana/ Ndërhyrje si ajo e Behiratçes, mungon një penallti për bardheblutë (VIDEO)

Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës, që u zhvillua në “Niko Dovana”, ka pasur disa raste për moviolë. Në fushë kanë qenë gjyqtarë: Olsid Ferataj, Astrit Mahmuti, Tauland Kasa dhe në VAR: Kreshnik Cjapi e Albert Doda. Në fakt ka pasur një penallti, disa pozicione jashtë loje dhe një top të kapur jashtë zone prej portierit të Erzenit.

bandicam 2023-05-29 16-27-47-758

Minuta e 26-të: Abazaj rrëzohet në zonë, por gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore, pavarësisht pretendimeve të bardhebluve për një 11-metërsh. Pamjet tregojnë se 11-metërshi ekziston dhe shtyrja është shumë më e fortë se ajo e Behiratçes. Duhet të jepej penallti.

Minuta 45+2′: Abazaj gjen rrjetën, por pozicioni i tij ishte i parregullt, sepse në momentin e pasit nga Berisha ishte tej vijës së mbrojtjes së Erzenit. Veprim i drejtë i anësorit, pamjet konfirmojnë pozicionin jashtë loje.

Minuta 90+1′: Hila kërkon një faull në kufijtë e 16-shes, pasi Hasanbelli ka pritur topin jashtë zonës së madhe. Gjyqtari vazhdon lojën, por pamjet filmike të përsëritura tregojnë se portieri i Erzenit e ka prekur topin jashtë zone. Anësori mund të ishte treguar i vëmendshëm, veç kryesorit.

Minuta 90+7’: Behiratçe gjuan brenda zonës, portier i Erzenit largon topin. Sfera shkon tek Abazaj, i cili përfiton nga topi i ngelur në zonë dhe e shtyn drejt rrjetës. 1-2 për Tiranën. VAR-i konfirmon golin pas 5 minutash, pasi dyshohej për një pozicion jashtë loje. E kotë të diskutosh mbi teknologjinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"