Xhaferi në debat të ashpër me Enea Jorgjin dhe mendja te ndeshjet e tjera! Njihuni me pikantet e Bylis-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 16:22

Xhaferi në debat të ashpër me Enea Jorgjin dhe mendja te ndeshjet e tjera! Njihuni me pikantet e Bylis-Vllaznia

Tension në fushë, por edhe në tribunë, ku tifozët e Bylisit ishin me një sy nga ekipi i tyre dhe me një sy nga telefoni, ku ndiqnin “live” se si do të shkonte takimi Erzeni-Tirana. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes.

31f1731c-052c-4d3f-9de9-a89c378f160a

* Takimin e kanë ndjekur dy presidentët, Besnik Kapllanaj i Bylisit, por edhe ai i Vllaznisë, Alban Xhaferi, që shoqëroheshin nga drejtues të lartë të të dyja ekipeve. Gazeta mëson se në momentin kur ekipet po kryenin nxehjen, Xhaferi ka pasur një debat të ashpër me arbitrin kryesor Enea Jorgji. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të qetësuar presidentin shkodran.

* Jo vetëm drejtuesit, por thuajse gjithë tribuna dje ka qenë me telefona në duar për të ndjekur sfidat e tjera, duke qenë se mbijetesa e Bylisit varej edhe nga ecuria e takimeve të tjera, sidomos Erzeni-Tirana.

* Dëshpërim nga tifozët ballshiotë në tribunë dhe shkallët ballore, por edhe te stafi teknik dhe lojtarët e Bylisit, që nuk u kanë besuar syve kur ka rënë bilbili i fundit i sfidës së djeshme. Bylisi ra një kategori më poshtë!

* Festë e gjatë në fushë, e cila ka vijuar edhe në dhomat e zhveshjes te shkodranët që kanë festuar për sigurimin e pjesëmarrjes në Kupat e Europës, ku do të nisin në turet e Ligës së Konferencës, ndërsa ballshiotët janë munduar që të ngushëllojnë njëri-tjetrin edhe pas sfidës, duke lënë stadiumin “Adush Muçaj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"