VIDEO/ Hyn në fushë me motoçikletë dhe godet me shpullë kundërshtarin, pezullohet presidenti: Ka kërcënuar me shkop

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 11:07

VIDEO/ Hyn në fushë me motoçikletë dhe godet me shpullë kundërshtarin, pezullohet presidenti: Ka kërcënuar me shkop

Presidenti i Leços, Paolo Leonardo Di Nuno është bërë protagonist këtë javë duke hyrë në fushë për të protestuar ndaj vendimeve të arbitrit. Për shkak të problemeve fizike, presidenti ka hyrë në fushë me një motoçikletë të vogël, duke shkaktuar edhe të qeshura te tifozët.

presidenti

Por, ky “pushtim” i fushës i ka kushtuar shumë presidentit, i cili tashmë është dënuar me 3 muaj përjashtim nga stadiumi, ose më saktë deri në datën 14 gusht. Në vendimin e dhënë nga zyra federale, janë edhe 3 arsyet që kanë çuar në përjashtim.

“Për faktin se në minutën e 43-të të pjesës së dytë, u soll me mos respekt ndaj gjyqtarit kur ai hyri në fushën e lojës, tundi shkopin në ajër dhe drejtoi fraza mosrespektimi ndaj tij.

Sepse në fund të ndeshjes priti arbitrin para derës së zhveshjes dhe përsëriti këtë sjellje, duke shqiptuar fraza mos respektuese ndaj tij dhe duke iu afruar, duke e kapur me dorën e tij të majtë në parakrah pa shkaktuar dhimbje

Se në fund të ndeshjes, në korridorin përballë dhomave të zhveshjes, ka goditur me shpullë në gjoks futbollistin e Pordenone, Pirelo Roberto, por pa pasoja”, shkruhet në vendimin që dënon presidentin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"