×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiprim Arifi: Me Amerikë nuk ka lojë

    Reporteri
    30 Maj 2023 | 22:19

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka dënuar dhunën nga, siç i quan ai, bandat e komunitetit serb të organizuara nga Beogradi në veri të vendit, ndaj gazetarëve, policëve dhe KFOR-t.

    Arifi përmes një video adresimi ka thënë që është e rëndësishme që shtrirja e sovranitetit në tërë Kosovën të arrihet në koordinim me aleatët sidomos me SHBA-në, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Arifi në Facebook.

    Tutje kryetari Arifi ftoi Qeverinë që të ruajë marrdhëniet me miqtë tanë ndërkombtëraë, të ndërtuara me dekada./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!