Numri 2 i botës u mund nga braziliani Wild 3-2 me sete që në raundin e parë të turneut

Numri 2 i botës në tenis Daniil Medvedev u eliminua që në raundin e parë të turneut të French Open.

Ai u mund 7-6(5) 6-7(6) 2-6 6-3 6-4 nga rivali brazilian Thiago Seyboth Uild në një ndeshje që u karakterizua nga erërat e forta.

Braziliani vinte pas dy titujve të nivelit të dytë të fituar në dheun e kuq në këtë sezon, ndërsa rusi kishte triumfuar në Italian Open, duek treguar përmirësim në këtë terren.

Por në ndeshjen kundër Uild, ai u shfaq i stresuar në fushë, ndërsa debatoi me arbitrin.

Braziliani luajti me më shumë ritëm e fuqi krahasuar me Medvedevin, që kurrë nuk arriti të jepte më të mirën dhe kapitulli brenda 4 orësh e 15 mintuash.

Numri i 172 i botës tha se e kishte parë Medvedevin që kur ishte fëmije dhe ta mposhtte atë në dheun e kuq ishte një ëndërr e kthyer në realitet.

Finalisti i vitit të shkuar në Roland Garosh, norvegjezi Kasper Ruud u kualifikua për në raundin pasardhës, ndërsa mposhti suedezin Elias Ymer me rezultatin 6-4 6-3 6-2.

Klan News