Jose Mourinho po përgatitet që të luajë një tjetër finale europiane në karrierën e tij si trajner. Kjo është e dyta radhazi me Romën pas suksesit në Ligën e Konferencës.

Verdhekuqtë do të përballen me Sevijan në Budapest, me trajnerin portugez që tha se skuadra e tij e meriton këtë finale.

“Ishte një rrugëtim i gjatë, ndryshe nga ai i kundërshtarit tonë që vjen nga Liga e Kampioneve. Bëmë 14 ndeshje për të arritur këtu, e meritojmë. Kemi punuar për këtë ndeshje. Ne duam të luftojmë fort! Lojtarët më të përgatitur dalin në fushë dhe ndjejnë më pak presion. Mendoj se historia nuk ka të bëjë në këtë përballje! Trajneri Mendilibar mendon ndryshe! Ai e sheh Sevijan si favorite. Për ta një finale europiane është normale, por për ne është diçka historike”.

Mourinho nuk ka humbur kurrë një finale në pesë herët që ai ka qenë në stol.

Ndërkohë kundër do të ketë Sevijan, që në 6 finale në Ligën e Europës, e ka ngritur trofeun gjashtë herë.

Andaluzianët kanë vendosur rekord dhe trajneri i tyre Luis Mendilibar tha se skuadra po përgatitet me qetësi.

“I thashë Mourinjos se jam i nderuar të përballem em të, pasi ai ka marrë pjesë në shumë finale ndërsa për mua është e para. Jemi përgatitur sikur të ishte ndeshe normale, sepse nuk dua t’i bëj lojtarët nervozë. Ata janë të gjithë në dispozicion, dhe të gjithë janë të paduruar të luajnë”.

Hera e parë që Sevilla e fitoi këtë trofe ishte në 2006, kurse e fundit tri vite më parë.

Klan News