Një prozator prezent në bibliotekën e sentimenteve letrare

Kultura

Një prozator prezent në bibliotekën e sentimenteve letrare

Nga: Baki Ymeri Më: 31 maj 2023 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Nicolae Bălașa vjen para opinionit me një roman-ese për "normalitetin", utopinë, ekstremizmin dhe dhimbjen njerëzore. Edhe në këtë libër defilon jeta në të gjitha dimensionet e saj, edhe me të mirat, edhe me të këqijat. "Jeta është një bishë", thoshte Alexandër Dima (kreu i opozitës, tre herë ishkryeministër, udhëheqës i qeverisë franceze). Sipas mendimit të tij, "jeta është mizore,të merr për jake dhe të hedh mbi bord nëse ti nuk din si ta gjunjëzosh paraprakisht!" Autori i librit "Përtej Normalitetit", Zoti Nicolae Bălașa, është një nga shkrimtarët më të talentuar rumunë të epokës së pas dhjetorit të vitit 1989, në një luftë të vazhdueshme me gjithçka që është e natyrës njerëzore, me normalitet dhe jonormalitet, duke u përpjekur të shpalosë ndërgjegjen e njerëzve të pandershëm, duke e luftuar ekstremizmin, duke na dhënë në faqet e romanit, fakte dhe tipe të kohës që e kanë trazuar shpirtërisht, autorin, një njeri i kalitur me një moral të lartë shembullor.

Pas një periudhe të gjatë të meditimit dhe përpunimit letrar, stilistik dhe artistik, libri e pa dritën e botimit në kujtesën e vëllait të tij, Mihai Bălașa. E shkroi këtë me të njëjtin entuziazëm me të cilin u botuan romanet tjera të shkrimtarit, vepra dinjitoze që përvetësuan publikun e sotëm, lexues të shumtë, admirues të përzemërt dhe miq të panumërt. "Përtej normalitetit" paraqitet si një fenomen letrar, kuptimet dhe vlerat e të cilit janë të sqaruara plotësisht. Autori përforcon besimin e qenies njerëzore në triumfin e së mirës dhe të jetës, megjithë të gjitha peripecitë.

Kërcënimet e ekstremizmit marrin madhësinë e një apokalipsi, dhe novelisti vjen para nesh me pëshpëritje të mëndafshta, duke qetësuar dhimbjen e njeriut dhe duke hapur rrugën e bekuar për ekzistencën e njerëzimit. Në këtë libër, autori na nxit të reflektojmë mbi artin e tij. Nuk është libri i parë i bibliotekës së tij letrare, i përkthyer në gjuhën shqipe, për të cilën Mihai Eminescu i pavdekshëm ka thënë para njëqindedyzet vitesh: "Sipas mendimit tim, shqipja është gjuha më e zhdërvjelltë në botë".

Çfarë thotë N. Bălașa për gjuhën e tij amtare?: "Së pari, gjuha rumune ka një përmbajtje dhe një fonetikë, të cilën, nëse e dëgjon dhe e kupton, mund ta vendosësh me lehtësi, midis parajsës dhe tokës, duke folur në të njëjtën masë, si me Zotin, si dhe me çdokend nga kombi yt, padyshim, duke e shijuar edhe gjermanin, edhe latinin e të menduarit tonë si popull. " Nga Cervantes deri më sot, romani i madh vë në diskutim problemet e ndryshme të ekzistencës, veçoritë e dalluara në atë mënyrë që e përfshijnë fatin e komunitetit, madje edhe fatin e njerëzimit. Autori ra në dashuri me ngjarjen, kurse ngjarja prodhon art. Rasti i veçantë dhe ngjarjet u ngritën në nivelin më të lartë të përgjithësimit, për shkak të artit që shpesh e përdorte jo vetëm e përditshmja, por edhe e jashtëzakonshmja, ose e vërteta si instrument dhe burim i frymëzimit. Në teori, gjithçka është e mundur, në praktikën letrare, megjithatë, termi bëhet me kokëfortësi dhe veprat e mëdha të epokës që po e përjetojmë, gjithashtu romane janë.

Nicolae Bălașa është biblioteka e sentimenteve letrare dhe një prozator i ekzistencës. Çfarë thotë zotëria e tij? "Fjalët e shkruara më nderojnë. Libri është, nga këndvështrimi im, një materje e dendur. Në të, njeriu i kthyer në të gjitha anët! Nuk mendoj se e fali diçka nga ajo që unë e quaj të panatyrshme njerëzore, atë që e konsideroj të nxjerrë nga e natyrshmja botërore. Të gjithë librat e mi janë një lloj kujtese socio-kulturore e regjistruar nga disa herë (mbi 100 vjet), pjesërisht, të revoluara. Në këto kohëra, Njeriu, me gjithë qenien e tij, në një betejë të përhershm midis qiellit dhe tokës, midis të njohurës dhe të panjohurës." Autori na ofron një roman mbresëlënës dhe thelbësor, me implikime ekzistenciale.

N. Bălașa është një romancier neomodernist nga gjenerata e shkrimtarëve më të famshëm të Rumanisë. Një përfaqësues i rangut të parë i "valës" bashkëkohore. Ajo që karakterizon prozën e zotërisë së tij është, para së gjithash, hapja drejt qenies dhe fakti që përkundër disa marrëdhënieve intertekstuale të tipit postmodern, fjalimi i tij mban në ekzistencë një ankorim, duke na dhënë një art të jashtëzakonshëm prozaik, modernist dhe neomodernist. Autori është një mendimtar i lirë që di t’u japë jetë personazheve të tij. Zotëria e tij nuk i mban i duron lojërat e fatit dhe pallavrat gjuhësore, fjalimi i tij duke qenë konciz, eliptik, i qartë dhe i qëlluar. Në romanet e tij, ai më flet për dashuri, për tradhti, për normalitet dhe çmenduri, për ëndrrat dhe për atdheun, për fatin, për vdekjen dhe për jetën. Nicolae Bălașa është një engjëll mbrojtës dhe një shkrimtar i hapësirave të vërteta dhe imagjinare.

Vetëm të fuqishmit mbijetojnë. Autori shkruan për filozofinë dhe kohën, për kuptimin fisnik të fjalës, për dy luftërat botërore, për Mbretin Mihai dhe Ceausescu-n, për tmerret naziste dhe burgjet komuniste, për Iliescu-n dhe gjeneralëz përreth tij, për poetin Mihai Eminescu, pëe dashnoren e tij Veronica Micle, për Titu Maiorescu, për filozofët gjermanë dhe rumunë, për marksizmin dhe antisemitizmin, për hajdutët në rrugën e gjerë, për Zotin që vendosi kohë dhe kufij për të gjithë popujt, për yllin e mëngjesit, për lotët dhe paratë, për të etin Mesdhe dhe Aleksandri-n e Madh, për krimet njerëzore dhe idenë e perandorisë në ditët e sotme, për pavarësinë dhe sovranitetin e kombeve, për Murin e Berlinit dhe Bashkimin Evropian, për daljen nga e natyrshmja, për paudhësitë dhe shpartallimin e kohërave, për nevojën për Zot dhe jetën e pastajme, etj.

Në prozën e zotërisë së tij mungojnë ironia dhe sarkazma, absurditeti dhe banaliteti. Nuk e duron apokalipsin dhe imoralitetin, zhulat njerëzore, dyshimet dhe pasigurinë, narcismin dhe lojërat e fatit, peshqeshin, bakshishin, miton dhe ryshfetin. Ai është një lloj mjeku që u ofron pacientëve jetë. Impresionon shprehja e butë, fjalimit lakonik dhe përshkrimi i denjë i situatës ekzistenciale. Duke folur metaforikisht, përmes përqendrimit semantik dhe diskursiv, në tekstet e tij, në fshatrat tona, burrat virilë zgjohen nga gjumi dhe bëjnë dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat