VIDEO/ Vllaznisë nuk i mjaftoi as epërsia numerike, Engatia tregon karakter dhe kualifikohet në finale të Kupës së Shqipërisë

Egnatia-Kukësi do të jetë përballja e finales së Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit kanë eliminuar Vllazninë me rezultat të përgjithshëm 2-1.  Alivoda tundi rrjetën në minutën e 29 dhe e dërgoi takimin drejt minutave shtesë. Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 93-të, duke shtuar buzëqeshjen në kampin shkodran.

Por kur të gjithë prisnin golin e Vllaznisë, ndodhi e kundërta. Egnatia tregoi karakter dhe në minutën e 103-të shënoi golin e barazimit me anë të Montenegros. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, çka bëri të mundur kalimin e Egnatias për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Egnatia goal!!!
byu/Football_24_7 insoccer