LAJMI I FUNDIT:

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Udhëheqësi autoritar Alexander Lukashenko, tha se “dhjetëra armë bërthamore ruse” janë dislokuar në Bjellorusi, një lëvizje që ka rritur shqetësimet në Perëndim se lufta e Moskës kundër Ukrainës mund të zgjerohet.

Duke folur në Asamblenë Popullore të Bjellorusisë në Minsk, Lukashenko, aleat kyç i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se në mbledhje ishte miratuar njëzëri një doktrinë e re ushtarake që e konsideron vendosjen e armëve bërthamore ruse në tokën bjelloruse si strategji për të penguar sulme.


Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, Moska ka zhvendosur në Bjellorusi armë bërthamore taktike – zhvendosja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

NATO e ka quajtur këtë lëvizje si të “rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, shkruan REL, përcjell Telegrafi.

Lukashenko tha se është “gabim” që të gjitha armët strategjike bërthamore u larguan nga Bjellorusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, dhe se armët bërthamore taktike të Rusisë “duhet” të qëndrojnë në Bjellorusi.

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Lexo po ashtu Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Ai shtoi se pavarësia bjelloruse duhet të ruhet “pavarësisht gjithçkaje”.

Ndryshe, Lukashenko shpesh flet për rrezikun e një sulmi nga NATO-ja apo Ukraina për të arsyetuar nevojën që shteti i tij të mbajë ushtrinë në gjendje të gatishmërisë së lartë.

Gjithashtu, ai pretendoi se grupe opozitare kanë planifikuar që të marrin nën kontroll zona në perëndim të Bjellorusisë dhe kanë kërkuar mbështetjen e trupave të NATO-s.

Asambleja Popullore e Bjellorusisë është një mbledhje e përgjithshme e Qeverisë me udhëheqësit e industrisë. Më herët janë mbajtur edhe gjashtë takime të këtij trupi nga viti 1996 deri më 2021.

Politikanët opozitarë dhe aktivistët kanë thënë se kjo Asamble është mjet i propagandës së Lukashenkos, përmes së cilës synohet të tregohet mbështetja për udhëheqësin autoritar, i cili është në krye të shtetit që nga viti 1994. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori