LAJMI I FUNDIT:

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku “godet” Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan – gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku “godet” Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan – gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Aktori i mirënjohur shqiptar Olsi Bylyku ka zbuluar së fundmi se është paditur nga stacioni televiziv ku ai nisi karrierën si artist, Top Channel. Ky zhvillim lidhet me pjesëmarrjen e tij në sezonin e tretë të spektaklit “Big Brother VIP Albania”. Duke ndarë lajmin përmes një postimi në Instagram, Olsi ka folur hapur për sfidat që po përballet si pasojë e padisë që ka marrë nga televizioni.

“Në një mesazh të hapur dhe të drejtpërdrejtë, unë u zgjova sot me një mesazh nga prindërit e mi që më njoftuan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga Top Channel”, shkruan Olsi në postimin e tij në Instagram. Ai tregon se kishte marrë një fletë-thirrje për shkaktim dëmi dhe një kërkesë për të paguar një shumë të madhe si dëmshpërblim.


Olsi ka shpjeguar rrugëtimin e tij në mediat shqiptare, duke përmendur se si u largua nga Top Channel për t’iu bashkuar “BE Coffee”, një program i cili më vonë u mbyll, dhe se si më pas besoi dhe qëndroi me TV Klan. Ai tregon se nuk mund ta refuzonte ftesën për t’u kthyer në televizionin ku u rrit si artist, pasi pasioni për muzikën, spektaklin dhe skenën është diçka që e tërheq përsëri.

Foto: Olsi Bylyku/Instagram

Në komentet e postimit të tij, Olsi thotë se mirënjohja e tij është e thellë, dhe përmend se si vargjet në këngën e tij të fundit “Mos bab…” janë një shprehje e kësaj ndjenje. Ai gjithashtu ka ndarë një anekdotë personale, duke zbuluar se si një surprizë e planifikuar për mbesën e tij dyvjeçare nuk mundi të bëhet.

Aktori ka shtuar një koment duke reflektuar mbi përvojën e tij pune: “Dhe diçka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: ‘FËMIJËT DUAN PUNËTORË, LIDERAT DUAN EPRORË’, ndaj ikonat e atij TV u larguan…”, duke përmendur këtu emrat e njohur si: Arbana Osmani, Alban Dudushi, Altin Basha e Sokol Balla – që ndër vite janë larguar nga televizionit Top Channel.

Ai sugjeron se ka një diferencë në menaxhimin e talentit ndërmjet dy stacioneve televizive, duke nënvizuar se homologët e këtyre figurave në televizionin rival, TV Klan (të tillë si: Ardit Gjebra, Vera Grabocka e Blendi Fevziu), kanë krijuar një perandori aty.

FOto: Olsi Bylyku/Instagram

Olsi përfundon postimin e tij me një përshëndetje dhe natën e mirë, duke lënë një përcjellje për kritikët e tij: “Më vjen keq, por ju nuk e njohët se kush është i vërteti”.

Ky postim ka nxitur diskutime dhe reagime në rrjete sociale, duke e bërë historinë e tij një nga temat më të diskutuara në ditët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Fansat thonë se Doja Cat duhet të ndalohet nga Met Gala, pasi arriti veshur me bluzë të lagur

Fansat thonë se Doja Cat duhet të ndalohet nga Met Gala, pasi arriti veshur me bluzë të lagur

Magazina
Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori