Ndahen çmimet për fotografitë më të mira për trashëgiminë kulturore

FLOSSK, Open Labs Albania dhe Grupi i Përdoruesve të Wikimedias në Gjuhën Shqipe organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografitë më të mira nga gara Wiki Loves Monuments Kosovë dhe Shqipëri dhe prezantimin e punës dhe projekteve të tjera rreth trashëgimisë kulturore.

Lajme

28/03/2017 08:00

Wiki Loves Monuments është garë që organizohet nga Wikimedianët dhe ka për qëllim promovimin mbarëbotëror të fotografive të monumenteve të vendeve nga e gjithë bota, njohjen e tyre, ekspozimin, dhe përmes kësaj, ruajtjen e trashëgimisë botërore, dhe përdorimin e lirshëm të tyre në Wikipedia, si enciklopedi e hapur për të gjithë.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje e Monumenteve i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Fondacioni Wikimedia.