Arbëri

Me gjithë rrjetin e ujësjellësit, gjysma e Polacit mbetet pa ujë të pijes

Janë bërë gati 10 vjet qëkur Komuna e Skenderajt ka filluar projektin për shtrirjen e ujësjellësit në fshatin Polac.

Por tani që ka përfunduar, pothuajse gjysma e fshatit nuk ka ujë. Kjo, për shkak se ujësjellësi rajonal i Mitrovicës nuk ka kapacitet ta furnizojë tërë fshatin, raporton KTV.

Banorët në këtë fshat që nga paslufta e kanë shumë të vështirë ta sigurojnë ujin e pijes.

Edhe opozita në këtë qytet akuzon zyrtarët komunalë që kanë shpenzuar miliona euro për këtë projekt dhe që nuk e kanë bërë siç duhet.

Edhe në komunë e pranojnë që kapaciteti i ujit është i pamjaftueshëm, por thonë që po mundohen të gjejnë një zgjidhje.

Polaci nuk është fshati i vetëm që ka mungesë të ujit, në këtë Komunë pothuajse të gjithë fshatrat kanë mungesë të ujit.