Transmetuar më 20-08-2017, 22:25

Një vajzë 24 vjeçare nga Zelanda e re, ka zbuluar një kist gjigand ndërkohë që të gjithë përfshirë edhe vetë atë kujtonin se ishte shtatzënë.

Duke menduar se ajo ndoshta ishte shtatzënë, Keahnne Tioke mori testet e shtatzënisë vetëm për tu siguruar se ato do të dilnin negative, pavarësisht grumbullit të “madhësisë së një topi futbolli” në bark.

Nga dita në ditë ajo vetëm u përkeqësua kështu që 24 vjeçarja iu drejtua spitalit për të zbuluar shkakun e gjithë kësaj.

Ajo ka shpjeguar për një gazetë të famshme dhimbjet e forta që përjetojnte gjatë menstrucioneve. "Më dukej sikur dikush më godiste me thikë pas shpine", deklaron ajo.

Pasi shkoi për një vizitë mjekësore, vajza zbuloi se kishte kist në vezore me madhësinë e një topi futbolli. Deri në këtë kohë Tioke tha se ajo dukej sikur ishte nëntë muaj shtatzënë.

Ajo u bë operacion dhe tashmë është në gjendje të mirë. "Mu duk sikur linda një alien", deklaroi vajza e shokuar. Mjeku paralajmëroi atë nëse do të kishte pritur edhe dy javë të tjera, ajo do të kishte vdekur.

Pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar vajza tregon se tani është duke shijuar jetën me të dashurin e saj, ndërsa shton se janë duke u përpjekur për të pasur edhe një fëmijë. Tioke tha se është me fat që është gjallë dhe po mundohet të shijojë çdo moment./a.k/noa.al/