LAJMI I FUNDIT:

De Biasi për mediat spanjolle: Natën e parë në Shqipëri, vendosa karrigen te dera e dhomës

De Biasi për mediat spanjolle: Natën e parë në Shqipëri, vendosa karrigen te dera e dhomës

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi tashmë ka filluar aventurën e re në Spanjë në drejtimin e ekipit të Alaves.

Në fakt, skuadra e de Biasit mbrëmë ka pësuar humbje para shikuesve të vetë ndaj Real Madridit me rezultat 2-1.


Pavarësisht kësaj, italiani po vazhdon të flasë për periudhën në krye të kombëtares shqiptare.

Duke folur për paragjykimet në fillim për Shqipërinë, De Biasi ka zbuluar se natën e parë në hotel vendosi karrigen para derës së dhomës për shkak të frikës se do ta vidhnin.

“Natën e parë në hotel e vendosa karrigen para derës së dhomës për shkak të frikës se do të më vidhnin. Sot e them duke qeshur, sepse me kalimin e kohës mësova t’i dua shqiptarët”, tha ai.

Sa i përket kualifikimit në Euro 2016, De Biasi tha se “Me Shqipërinë arrita një objektiv që në fillim dukej me të vërtetë i pamundur, duke e çuar në kampionatin e fundit evropian, duke sfiduar çdo parashikim. Kam provuar një ndjenjë të mrekullueshme”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori