Gjermania voton pro planit të shpëtimit për Greqinë

17 Korrik 2015, 14:16Bota TEMA

Bundestagu gjerman voton në favor të fillimit të negociatave me Greqinë për këstin e tretë të ndihmës.

439 deputetë votuan pro, dhe 119 kundër , ndërsa 40 abstenuan.

50 deputetë të koalicionit të Merkel CDU/CSU votuan kundër planit për Greqinë, duke sfiduar Merkelin, gjithashtu edhe 63 deputetë nga partia e majta dhe 6 nga partitë e tjera ishin kundër.

Merkel në parlamentin Gjerman: Nuk e menduam Grexit 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Europa do të dalë edhe më e fortë pas kapërcimit të krizës greke, ndërsa theksoi se dalja e përkohëshme e Greqisë nga eurozona nuk ishte një ide me mbështetje aq të madhe sa për t’u konkretizuar, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e ministrit të saj të financave, Volfgang Shojble.

Gjatë fjalës së saj në parlamentin gjerman, ku pritet të votohet për nisjen e negociatave për programin e ri të shpëtimit të Greqisë me vlerë 86 miliardë euro, Merkel pranoi se ka pasur mosmarrëveshje me Parisin mbi këtë çështje, por shtoi se kishte vetëm dy alternativa: marrëveshje ose kaos.

Ajo kritikoi Tsiprasin për drejtimin që i dha krizës ndërsa hodhi gjithashtu poshtë mundësinë e një faljeje qoftë edhe të pjesëshme të borxhit.

Gjermania është një prje vendeve të eurozonës që duhet ta miratojë këtë program në mënyrë që të futet në fuqi.

Të mërkurën ishte Franca që dha votën e saj pro, para se programi të votohej edhe në Greqi, ndërsa të enjten ai u miratua edhe nga parlamenti i Finlandës dhe ai i Lituanisë.

Sipas një sondazhi paraprak, pavarësisht kundërshtimeve edhe nga brenda bllokut konservator të Angela Merkel, marrëveshje do të marrë votat e nevojshme.

Megjithatë, kancelarja nuk ka ngurruar të lobojë tek deputetët kristiandemokratë, pasi pritet që gjthsesi debati të jetë i nxehtë.

Votimi vjen disa orë pas lajmit që bankat greke, që u mbyllën tre javë më parë, do të rihapen të hënën.

Njoftimi u bë i mundur pasi Banka Qëndrore Europiane ngriti nivelin e fondeve emergjente në dispozicion.

4 komente në “Gjermania voton pro planit të shpëtimit për Greqinë”

  1. xuxi says:

    Edhe disa miliarda te tjera per jevgjitet parazite

  2. Sh says:

    Per kete zgjidhjen e fundit kam qene me se e bindur ,qe Greqia do te vazhdoje te ndihmohet ,e te ndihmohet pa kufi ,per arsye se Europa e ka shume te qarte qe Greqia nuk eshte shtet industrial dhe parate qe i jep Europa ata blene armatime dhe te tjerat i ndane me njeri tjetrin. Beren pak naze ,per sensacion dhe ne fund u dorzuan. .
    Greqia i ka thene me kohe Paradhosu moj Europe .

  3. xxxxxx says:

    Herr Schäuble BUZUKU futja ne bithe grekeve te pabese neqoftese nuk ulin kurrizin e kerbishtat te punoj si e gjithe Bota

  4. Tema says:

    Pushtohet greqia deri në vitin 25OO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje