LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Nikolla Gruevskit ka harxhuar 38 milionë euro për fushata në media

Qeveria e Nikolla Gruevskit ka harxhuar 38 milionë euro për fushata në media

Qeveria paraprake e udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM, në fushatat si “Ki fëmi të tretë”, “Hulumtoe Maqedoninë”, “Kundër abortit” në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ka harxhuar gjithsej 38 milionë euro nga Buxheti i Maqedonisë, gjegjësisht para të qytetarëve, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa, siç tha ai, në këtë shumë nuk janë të përfshira vitet 2006, 2007 dhe 2016 pasi që për këto vite nuk kanë arritur të gjejnë dokumente.

Fushatat qeveritare kanë shkuar në mënyrë selektive në disa televizione me koncesion kombëtar për të cilët zëdhënësi Boshnjakovski nuk deshi të jep informata. Pjesën më të madhe të financave nga kjo shumë e ka pranuar televizioni me shifrën “11” edhe atë 7 milionë euro. Poashtu, televizion kombëtar i themeluar në vitin 2012, që evidentohet me shifrën “33” pas vetëm dy vite nga themelimi, prej shtetit ka pranuar gjysmë milion euro, përkundër televizioneve tjera kombëtare që kanë pranuar nga 20 mijë euro.


Kjo mënyrë ka vazhduar edhe me televizionet rajonale, ku pas ndryshimit të udhëheqësisë, kanë filluar të marrin kontrata të rëndësishme me vlerë prej nga 15 mijë euro, ndërsa më parë kanë pranuar vetëm nga 100 euro nga Qeveria.

Zëdhënësi Boshnjakovski gjithashtu informoi se 15 milionë euro nga buxheti i Maqedonisë janë dorëzuar te disa agjencione të marketingut të afërta me pushtetin e atëhershëm, ndërsa janë dhënë edhe 200 mijë euro për hulumtimin e opinionit publik.

Mediat elektronike kanë fituar më së shumti, gjegjësisht në periudhën prej vitit 2008 deri më 2015, media të caktuara elktronike kanë pranuar 23 milionë euro nga buxheti shtetëror.

Boshnjakovski theksoi se kujdes të veçantë duhet t’i përkushtohet datës 24 dhjetor, të vitit 2008 kur nga Buxheti i RM, janë dhënë 2 milionë e 125 mijë euro për disa televizione kombëtare.

Nga Qeveria ende nuk ka vendim për atë se a do të niset proces gjyqësor kundvr anëtarëve të Qeverisë së kaluar në lidhje me këto harxhime nga arka shtetërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori