VIDEO/ Anijen me 1.2 ton kanabis drejt Italisë, burg shqiptarit e italianit (emrat)

Sep 24, 2017 | 12:38
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për italianin Xhovani Palladino dhe shqiptarin Veli Ymeri.

Personat në fjalë u arrestuan vetëm 3 ditë më parë në një anije velierë në bregun e Darzezës në Fier, në tentativë për të trafikuar drejt Italisë 1.2 ton kanabis.

1.2 ton kanabis u bllokuan nga policia më 20 shtatorë, midis plazhit të Semanit dhe Darëzezës, në vendin e quajtur “Kanali i Serës” pranë Hidrovorit të Hoxharës, një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur belg.

Sipas prokurorisë Ymeri dhe Palladino e kishin ngarkuar anijen e tyre me drogë, por pasi anija velierë kishte pësuar defekt ata e hodhën kanabisin në det.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura