“Boll, sillu si grua e martuar”, Marina tregon debatin me Getin pas dasme (historia sekrete që e shpërfytyroi)

  • 24 September 2017 - 12:48
“Boll, sillu si grua e martuar”, Marina tregon debatin me Getin pas dasme (historia sekrete që e shpërfytyroi)

Prezantuesja e njohur Marina Vjollca ka treguar mbrëmënë “Xing me Ermalin” edhe se si ndihet tani që është një grua e martuar.

“Nuk jam mësuar”, tha Marina e më pas zbuloi se edhe me Getoarin ka pasur një debat para dy ditëve.

“Pata një debat me Getin para dy ditëve, më tha: “Boll tani, sillu si grua e martuar tani”, tregoi moderatorja duke qeshur.

 

Historia sekrete nga dasma/Marina: Ja çfarë më bëri Geti që u shpërfytyrova

‘Këtë histori e di vetëm mami, motrat dhe familja e Getit! Askush tjetër!’ Kështu nisi të tregonte moderatorja Marina Vjollca atë që me siguri do të jetë një prej historive më komike të dasmës së tyre të shumë përfolur.

Me siguri ata që kanë parë videon e momentit të prerjes së tortës, janë habitur në momentin që Marina i ngul pirunin dhe mezi arrin të shkëpusë një copë tortë. Sigurisht që do të ishte kështu por Vjollca do ta kuptonte arsyen vetëm pak çaste më vonë.

‘Kur po afrohej torta, vjen një prej organizatorëve të dasmës dhe më thotë në vesh që ‘e fundit hahet’. Unë mendova se bëhej fjalë për të poshtmen. Marrim thikën ne për ta prerë dhe thika ngec. E presim, unë e fus pirunin dhe kur e pash që ishte e bardhë, mendova se ishte tortë akulli dhe nuk e kuptova pse ishte aq e fortë, por marr një kafshatë. Geti merr një copë shumë të madhe dhe ma fut të gjithën në gojë. Dhe kur ma futi në gojë, e kuptova që ishte bukë peshku.’- rrëfeu moderatorja në emision duke shkaktuar të qeshura të shumta.

Por nuk përfundon këtu. ‘As unë as Geti nuk e dinim. Unë kur e provova, u shpërfytyrova. Dhe kastile thashë që meqë e përjetova unë, le ta përjetonte dhe Geti. Mora copën që kisha në pirun dhe atë që shkëputa nga goja ime dhe i thashë Getit: ‘Haje se është e mirë!’ Dhe ia fut atij të dyja copat në gojë.’-tregoi Marina.

Ajo më tej shpjegoi se ndërsa bënin sikur përtypeshin, shmangën momentin e shampanjës dhe enkas ftuan miqtë që të shihnin jashtë fishekzjarret, ku mundën të pështynin ‘tortën’.

(Kosova Sot)