Ky ishte mbreti i shpejtësisë në rrugë që nuk prodhohet më

Huayra është prodhim Italian me motor të pozicionuar në mes të karrocerisë i cili është i ndërtuar me dorë i gjithi prej AMG. Motori është 6.0L AMG Bi-Turbo M158 V12 qe prodhon plot 730PS me shpejtësi maksimale 383kmh ndërsa shpejtësinë prej 0-100 e arrin për 2.8sekonda.

Auto & Tek

24/09/2017 15:20

Huayra gjithashtu ka edhe modele tjera të motorit si me 764PS në Roadster edhe 800 PS në versionin special Huayra BC. Të gjitha këto ndryshime në fuqi kanë ardhur si rezultat i modifikimeve në motorët paraprak.

Transmisioni është me  7-shpejtsi me “Single Clutch”. Arsyeja qe nuk është përdorur “Dual Clutch”është pesha, pasi që me dual clutch kerri peshonte mbi 70 Kg më shumë. Për këtë arsye e gjithë pesha e transmisionit është vetëm 96kg. Pesha e përgjithshme e kerrit tani është 1,218kg e kjo vjen për arsye të pjesëve të shumta të karbonit në këtë kerr. Raporti i fuqisë me peshën e kerrit është 1.85 Kg për kuajfuqi.

Huayra filloi të prodhohet në vitin 2012 si pas ardhës i “Zonda F. Huayra”. Vlen të cekët që ky kerr ka fituar çmimin “Hypercar of the year 2012” nga magazina e Top Gear. Po ashtu Huayra ishte kerri me kohen më të shpejtë  (1:13:8) në pistën e Top Gear ku la mbrapa kerre si Aston Martin Vulcan, Bugatti Veyron 16.4, Bugatti Veyron 16.4 Super Sport, Ferrari Enzo, Koenigsegg CCX, Lamborghini Sesto Elemento edhe Zonda F. Ky rekord qëndroi deri në Janar të vitit 2016 kur McLaren 675LT e theu për vetëm 0.1 sekonda (1.13.7)

Pagani Huayra përfshin aerodinamik aktive. Kjo bën qe në mënyrë të pavarur ngrihet pjesa e përparme e kerrit më lartë prej tokës për tu hapur fletat aerodinamike të para edhe ato mbrapa. Këto fleta kontrollohen prej një njësie qe merr informata prej ABS edhe ECU për mu hap në momente të caktuara shembull në kthesa të forta, në frenim të fort, në shpejtësi të lartë të kerrit dhe nëse e shtyp gazin vazhdimisht. Tërë kjo aerodinamike e përsosur është prodhuar për vetëm një qëllim, për ta mbajtur kerrin sa më stabil.

Në vitin 2015 u lajmërua qe Pagani nuk do të prodhoj më Huayra pasi qe në Shkurt të atij viti ishte  prodhuar Pagani Huayra i 100t edhe aty e kanë mbyllur këtë kapitull.