Bayern ‘fshin’ Manuel Neuer nga lista e UEFA-s

Bayern ‘fshin’ Manuel Neuer nga lista e UEFA-s

23:44, 24/09/2017

Portieri i parë i Bayern Munchen, Manuel Neuer, do të mungojë deri në janar të vitit 2018, për shkak të problemeve me shputën e këmbës së majtë.

“Bild” raporton se duke parë se gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve të fazës së grupeve Bayerni do t’i zhvillojë pa Neuer, kanë vendosur të rikthejnë portierin Tom Starke.

Bayern ka kërkuar nga UEFA që ta fusë në listë Starke në vend të Neuer. “Bild” shkruan se klubi gjerman është në pritje të përgjigjes pozitive.

Bayerni beson se mund ta zëvendësojnë Neuerin me Starke, pasi UEFA ka rregulla speciale për portierë. Nëse portieri i parë apo i dytë mungon për të paktën një muaj, atëherë mund të zëvendësohet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco