Kandidati i BESËS për Dibrën ju drejtohet me zemër elektoratit dibran

Maqedonia

Kandidati i BESËS për Dibrën ju drejtohet me zemër elektoratit dibran

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 00:39
Xhemail Çupi

Xhemail Çupi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA që ka vënë kandidaturën për kreun e komunës së Dibrës, i është drejtuar me një mesazh publik qëtetarëve të kësaj komune e më gjerë.

Komuna e Dibrës, një bastion i BDI-së, që në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016 dha shenja se nuk mund të vijojë të jetë i tillë, duke e zhvendosur votën pikërisht te partitë tjera. Nga ana tjetër, Dibra mbahet dhe si një komunë simbol e shqiptarëve në Maqedoni, por tani të lënë mbasdore dhe që duhet të rilindën për të dytën herë, siç e saktëson dhe vetë Xhemaili në mesazh. Me një sinqeritet dhe fjalë të dala nga zemra, që rrallë e gjen sot në politikën mbarë shqiptare, ai ju drejtohet qytetarëve me këtë mesazh:

Fjalë nga zemra!

Të nderuar bashkqytetarë, sonte, në këtë natë të qetë dhe me shi, duke parë fëmijët e mi që flejnë si dy engjuj më kujtojnë të gjithë fëmijët e këtij qyteti, dhe them në veti: sa të vegjël dhe të pafajshëm janë ata që të jetojnë në një botë kaq të egër dhe kaq të pa mëshirshme, pastaj shoh veten dhe më shkon mendja tek të gjithë ju dhe them: sa të padrejë jemi karshi vetes dhe karshi fëmijëve tanë me neglizhencën tonë.

Betohem se sonte ju flas nga zemra dhe jo për interes dhe dëshiroj për një çast edhe ju të mendoni me zemër. Ju flas pikërisht me atë zemër dhe për at zemër që vazhdimisht është kalitur prej ligjëratave të mia.

Halli i studimeve më ka detyruar disa herë rradhazi të punoj në mërgatë dhe gjatë kësaj kohe tri herë rradhazi më është dhënë mundësia për tu punësuar dhe migruar atje por ajo që vazhdimisht më ka penguar ka qenë malli që ndjeja për Dibrën time.

A thua kam faj unë që e dua kaq shumë këtë qytet që çdo ditë po shprazet? A mendoni vallë se ndonjëherë mund të respektohesha më shumë sesa jam respektuar kur kam qenë imam, dhe kam qenë në ndonjë pozitë më të lartë sesa pozita e ligjëruesit në Hutbe? Jo, pasha Madhërinë e Tij Jo! Po çka më shtyri që ti futem kësaj beteje kaq brutale dhe kaq të padrejtë saqë të shahem dhe përfolem bashk me familjan time nga njerëzit që deri dje mendonin se jam i më miri në profesionin tim?

Ajo që më shtyri është vetëm dashuria që kam për këtë qytet: për çdo cep dhe qosh të çdo sokaku dhe mahalle të saj, të kodrës që e njoh me pollambë të dorës, të maleve që i kam prekur të gjitha majat e saja, të fushave që dikur mblidhja lule çaji në to, të rrugicave që aty si fëmijë rëshqitnim prej skijave të “huazuara” nga diplasti, të Qilimarës të shkatruar që e shihja çdo ditë nga zyra ime te Qendra për Punësim që i ngjasonte të njejtës, të Knaufit që çdo ditë diskutonim a ka vendosur filtra dhe a na e merr ujin e pijshëm, për pazarin që dje qaheshim se është lënë pas dore kurse sot e kërkojmë atë që ishte, të tymit të deponisë që na detyron të mbyllim dritaret edhe në temperatura të larta të verës, të Korabit që brohoritnim bashk me zemrat e sokolave, të xhamive që stërmbusheshin dhe aty ndigjonim zërin e bukur të muezinit, dhe për shumë e shumë arsye të tjera.

Veç ta dini sa jam munduar që këtë gjendje ta përmisoj përmes ligjëratave të mia! Veç ta dini sa herë jam munduar ta rregulloj këtë gjendje përmes aktivizimit në televizon dhe në shoqërinë civile, por jo, nuk rregullohej, bile përkeqësohej.

Të gjithë kemi faj për këtë gjendje por faji kryesor bie padyshim mbi udhëheqësinë tonë. Kur kujtoja këto arsye dhe shihja se si është katandisur qyteti jonë me mbeturina, me papunësi, me krime dhe presione saqë u kthye si në kohën e monizmit, ju përvesha punës që personalisht ti dal ballë kësaj të keqeje. E munda frikën dhe luftova të keqen publikisht, pastaj mu bashkangjitën edhe shumë të tjerë që kishin brenga të njejta si të miat dhe bashkërisht bëm një front të madh, një revulucion që dita ditës zmadhohet.

Ai që më njeh e die se nuk jam lakmitar I pasurisë por kjo nuk dmth që pëlqej varfërinë, familja ime ka pasur baticat dhe zbaticat e veta finansiare, ka ndodhur që të kemi shumë por ka ndodhur që për shkak të probleme finansiare babai të më përcjellte në medrese me borxhe. Pasuria nuk të bën njeri, por edukata famijare. Sot takoj shumë shokë të babit tim të ndjerë dhe më flasin me ëndje për veprimtarinë dhe humanizmin e tij, por me një sens keqardheje më thonë: Babai yt gjithë Dibrën e rregulloi por shtëpinë e vet e la në mure plitash. E unë ua ktheja: Babi vërtet nuk e rregulloi shtëpinë e vet, por u dha edukatë fëmijëve dhe I ushqeu me hallall.

Ku ta dish, ndoshta Zoti ka shkruar që pasardhësi i tij ta rregullon qytetin për herë të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat