Alketa Vejsiu më në fund na tregoi fytyrën e bashkëshortit, ja si duken në krahët e njëri-tjetrit

E publikuar: 25/09/2017 05:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fëmijët dhe bashkëshorti i saj kanë ngjallur gjithmonë kureshtjen e fansave të saj. Gazeta shqiptare ka ribotuar një artikull ku moderatorja duket krah bashkëshortit të saj dhe po fesojnë 24 vjetorin e lindjes së Alketës.

Të ftuarit VIP në 37-vjetorin e Klosit – Shfaqet për herë të parë Alketa Vejsiu me bashkëshortin

Alketa, sot feston 24 vjetorin e lindjes

Ndër të ftuarit e ngushtë të çiftit Klosi ishte edhe Alketa Vejsiu e cila për të parën herë fotografohet nga paparaci me bashkëshortin e saj. Me një elegancë që i karakterizoi gjatë gjithë kohës, çifti qëndroi përgjatë mbrëmjes i qeshur ndërsa ishin akomoduar të ulur përballë njëri-tjetrit në poltronat e rezervuara për ta. Pikërisht sot, dy ditë pas ditëlindjes në të cilën është e ftuar, mbushen plot 24 dimra për prezantuesen e mirënjohur Alketa Vejsiu. Ajo ka lindur më 19 Janar të vitit 1984. Kjo ditëlindje e gjen Alketën me vajzën e saj të vogël Nicole në familjen e re të krijuar tashmë prej disa kohësh. Burime shumë të afërta të shoë-girlit rrëfejnë se është e përkushtuar gjatë gjithë ditës me vajzën e saj Nicole. Nuk dihet nëse sot Alketa do të organizojë ndonjë festë për ditëlindje apo do të jetë thjesht një mbledhje “intime” në familje me të afërmit e saj. Duke u përqëndruar paksa tek jeta prej nëne e Alketës mund të themi se ajo qëndron gjithë kohën me vajzën dhe e ndjek në cdo moment, madje gati-gati është kthyer në ‘manjake’. Nga gjithë të afërmit dhe miqtë e saj më të ngushtë njihet si një mama shembullore. Lexon shumë për ecurinë dhe rritjen e fëmijëve të vegjël, preokupohet në maksimum për shëndetin e të voglës së saj në mënyrë që asnjë grip në qarkullim mos ta prekë. Vajza e Alketës për hir të së vërtetës nga të njohurit e ciftit cilësohet si një fëmijë i bukur me flokë të verdhë dhe më sy bojëqielli, mjaft i shëndetshëm dhe i lezecëm. Por në fakt, kohët e fundit Alkteës i duhet të largohet pak orë në ditë nga Nicole duke e lënë atë me gjyshërit pasi projekti i saj më i fundit merr startin në muajin Shkurt. E teksa vetëm pak  kohë na ndan nga fillimi i programit, Alketa dhe personi i saj më i besuar me të cilën ka patur gjithë bashkëpunimet Vera Grabocka, po punojnë fort. Tashmë projekti është në përgatitjet e fundit, ndërsa Grabocka po merret me detajet përmbyllëse. Programi që Alketa do të drejtojë ka për bazë trajtimin e cështjeve familjare, duke e sjellë ‘C’e posta per te’ edhe në Shqipëri. Janë disa rastet që stafi realizues ka pikasur për fillimin e emisionit ndërsa në kërkim janë të tjera raste që presin zgjidhje.