Pothuajse 48 vjeç, Jennifer Lopez, vazhdon të ketë një fizik për tu admiruar, të cilin ja kanë zili edhe koleget më të reja. Këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram ku tregon barkun e saj të tonifikuar përpara pasqyrës.

Fotoja e postuar ka marrë shumë komplimente, por ka nga ata që e akuzojnë për Photoshop dhe përgjigja e saj nuk ka munguar.
Për një njollë në foto për të cilën disa fansa mendojnë se ka mbetur nga Photoshop jLo i përgjigjet ’Është vetëm një njollë nga pasqyra’.

Ndër të tjera këngëtarja dhe shoku i saj Alez Rodriguez kanë shijuar në ditët e kaluara pushimet e tyre në Paris, ku kanë shëtitur dhe kanë bërë selfie, duke dokumentuar me foto udhëtimin e tyre të dashurisë edhe në rrjetet sociale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: