TIRANE- Kryeministri Edi Rama po zhvillion një takim me Drejtorin e Përgjithshëm i Komisionit Europian, Christian Danielsson, ku palët po diskutojnë mbi ecurinë e integrimit të BE.

Gjatë bashkëbisedimit, Danielsson ka riafirmuar vullnetin e BE për të mbështetur perspektiven e Ballkanit Perëndimor.

Sakaq, në fokus të bisedës ka qenë dhe koordinimi për hapat përgatitor drejt Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Trieste në kuadër të procesit të Berlinit.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Frederica Mogherini pak ditë më parë ftoi për darkë jozyrtare 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve bën pjesë edhe kryeministri shqiptar. Darka jozyrtare do të zhvillohet në Bruksel më 24 maj, ndërsa do të diskutohet për situatën politike në rajon pas zhvillimeve të fundit. Gjithashtu darka do të shërbejë si një vazhdim i vizitës së Mogherinit në mars të këtij viti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: