KthehuShiko shpalljet e ngjajshme

Experienced React Native Developer

Orar i plote

Teknologji Informative - IT

Prishtine

Kosove

Detajet

Rroga

1000

Data
16/09/2020 15:26

Pershkrimi

Jemi duke kërkuar një zhvillues të mirë në React Native për të ju bashkangjitur ekipit. Fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i mëtutjeshëm i platformës ekzistuese si dhe implementimi i praktikave më të mira në React Native/React.js.



####Përgjegjësitë:


- Zhvillimi i funksioneve të reja duke përdorur React Native/React.js;

- Ndërtimi i komponentëve të ripërdorueshme dhe librarive për përdorim në të ardhmen;

- Zhvillimi i dizajneve dhe skicave në kod të cilësisë së lartë;

- Optimizimi i komponentave për performancë maksimale për një grup të gjerë të pajisjeve dhe shfletuesve të internetit.



####Aftësitë:


- Min 1 vit eksperiencë me React Native dhe përvojë zhvillimi në ambient profesional;

- Njohuri të mira në JavaScript, duke përfshirë manipulimin DOM;

- Njohuri të mira mbi React Native/React.js dhe parimet bazë të tij;

- Përvoja me rrjedha të ndryshme të punës në React.js (si Flux ose Redux);

- Njohja e mekanizmave moderne të autorizimit siç është JSON Web Token;

- Përvoja me mjetet e përbashkëta të zhvillimit të kodit si Babel, Webpack, NPM, etj.

- Aftësi për t'i kuptuar kërkesat e projektit dhe për t'i përkthyer ato në kërkesa teknike;

- Përvojë me code versioning tools (sikurse Git, SVN, etj);



####Ofrojmë:


- Një vend të punës stabil, me orar të plotë (e hënë - e premte).

- Mundësi për të punuar nga shtëpia 1-2 ditë në javë ne situata normale. Gjatë pandemisë është mundësia të zgjedhësh me punu edhe nga shtëpia

- Një ekip të vogël me shumë pasion në atë çka bën.

- Mundësi të mira për zhvillim profesional.

- Çasje në mbi 500 trajnime/tutoriale PREMIUM online.

- Buxhet për konferenca rajonale.

- Rrogë të mirë, ***> 1000 EUR*** (sipas eksperiencës).

- Sigurim shëndetësor.

- Kushte të mira punës siç janë të definuara me Ligjin e Punës së Kosovës.

- Pushim me pagesë për obligime fetare.

- Snacks



####Vendi:

Ornio Sh.p.k., Prishtinë


Excellence, fun and customer-oriented, find more about us: http://bit.ly/2Rm8CBA

Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

+383 49 674 055

Prishtine / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

+383 49 674 055

Prishtine / Kosove

Kontakto me shpallësin