KthehuShiko shpalljet e ngjajshme

Menaxher i rrjeteve sociale

Praktike

Menaxhment

Prishtine

Kosove

Detajet

Data
20/09/2019 11:25

Pershkrimi

Businessmag ofron punë praktike për një menaxher/e të rrjeteve sociale.

Menaxheri/a i rrjeteve sociale do të jetë përgjegjës për:

•Krijimin e një strategjie për marketingun dhe kampanjave në rrjetet sociale,

•Postimin e artikujve në Facebook,

•Mbledhjen e të dhënave dhe analizimin e audiencës tonë dhe përdorimin e këtij informacioni për krijimin e raporteve të hollësishme për të përmirësuar strategjinë e marketingut dhe kampanjave.

•Përcjelljen e aktiviteteve të Businessmag-ut dhe azhornimin me postimet në rrjetet tona sociale,

• Rritjen e prezencës dhe aktivitetit në rrjetet tona sociale,

• Postimin e përmbajtjes interaktive në të shkruar dhe me dizajn grafik,

• Gjetjen e përmbajtjes së duhur për audiencën tonë,

• T’iu përgjigjet pyetjeve dhe kërkesave të audiencës tonë

Ftohen të aplikojnë të gjithë ata që mendojnë se janë të përshtatshëm për këtë pozitë.

Kualifikimet e preferuara:

• Kandidati është mirë të ketë përvojë paraprake si menaxher i rrjeteve sociale

• Njohuri dhe përvojë në dizajn grafik (e obligueshme)

• Njohuri në marketing

• Ta njohë mirë gjuhën angleze (në të folur e të shkruar)

• Aftësi të mira të komunikimit dhe në të shkruar si dhe vëmendje ndaj detajeve

• Aftësi në Mbledhjen dhe Analizimin e të dhënave

• Aftësi teknologjike

Nga bashkëpunimi me ne keni mundësinë për të punuar remote (nga shtëpia apo lokacioni juaj i preferuar) dhe të rriteni profesionalisht.

Afati i fundi për aplikim është 25 shtator 2019.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe një letër motivimi në e-mail adresën: [email protected]. Për pyetje dhe paqartësi mund të na kontaktoni në faqen tonë në Facebook @businessmagkosovo.

Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

+38349430462

Prishtine / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

+38349430462

Prishtine / Kosove

Kontakto me shpallësin