KthehuShiko shpalljet e ngjajshme

Showroom and Sales Associate (E-Commerce)

Orar i plote

Sherbime te Klienteve

Prishtine

Kosove

Detajet

Data
22/02/2021 10:43

Pershkrimi

Gjirafa, Inc., është kompani amerikane, e themleuar në SHBA. Gjirafa është platformë e përmbajtjes me video dhe studio të produksionit dhe kompani lidere e shitjes online; Gjirafa udhëheq me shërbime të internetit offline në online në Ballkan dhe Diasporën Shqiptare. Gjirafa, Inc., është kompania me rritjen më të shpejtë në Ballkan që ofron shërbime të internetit dhe një nga start-ups me investimin më të madh VC nga investitorë me reputacion në Evropë. Gjirafa  është cilësuar në pozitën e 11 në listën ‘Deloitte Technology Fast 50 ranking’ për Europën qendrore dhe në pozitën e parë në regjion, me rritje 1,500% në katër vitet e fundit.

 

Vizioni ynë është të ndërtojmë ekonominë e internetit në Ballkan, duke u fokusuar në shërbime kryesore që mungojnë në regjion, për një treg prej rreth 12 milion banorë.


Ne jemi në kërkim të një anëtari të ri për të i'u bashkuar Ekipit tonë të E-commerce në rolin “Showroom and Sales Associate” që ka pasion dhe njohuri për prdouktet teknologjike dhe që do të përkujdeset për ofrimin e shërbimeve superiore ndaj klientëve. 


Përgjegjësitë tuaja: 


  • Të mirëprisni klientët dhe palët tjera në showroom dhe recepsion. 

  • Të ndërtoni marrëdhënie sa më të mira me klientë, duke u ofruar shërbime të nivelit të lartë.

  • Te kuptoni dhe të përgjigjeni në pyetjet dhe kërkesat e klientëve, duke u ofruar zgjidhje sa më të përshtatshme në lidhje me produktet e Gjirafa50 dhe të GjirafaMall si dhe shërbime të tjera rreth produkteve.

  • Të ndihmoni klientët brenda showroom-it në gjetjen e produkteve teknologjike dhe kategori të tjera sipas kërkesave të tyre.

  • Të demonstroni veçoritë e produkteve teknologjike dhe kategorive të tjera para klientëve dhe ofroni informacion të detajuar për specifikat e tyre.

  • Të siguroheni që klientët të njoftohen për produktet ekzistuese dhe produktet e reja.

  • Të informoni dhe udhëzoni klientët  rreth procesit të porositjes online, si  dhe për mundësitë e  pagesës (POS, karta krediti ose para të gatshme). 

  • Të siguroheni që në rafte të prezantimit të produkteve teknologjike dhe kategori të tjera të ketë artikuj tërheqës në çdo kohë brenda showroom.

  • Të  siguroheni  që  showroom-i dhe recepsioni të mirëmbahen dhe të jenë në gjendje të rregullt në çdo kohë.

  • Të trajtoni kthimet dhe çështjet e garancionit për produktet e blera.

  • Të zgjedhni dhe përcjellni produktet e nevojshme për furnizim të showroom.

  • Të menaxhoni stokun e produkteve duke qenë gjithmonë në përputhje sasia e stokut me porositë që bëhen. 

  • Të bëni barazimet financiare me departamentin përaktës.

  • Përgjegjësi të tjera të caktuara nga punëdhënësi. 


Kërkesat/Shkathtësitë minimale:


  • Te keni njohuri mbi produktet teknologjike, parimet e shitjes dhe praktikat e shërbimit ndaj klientëve. 

  • Të jeni të motivuar në arritjen e objektivave, bazuar në rezultate konkrete të shitjes. 

  • Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe (përparësi angleze).

  • Aftësi të lartë të ndjeshmërisë kur ndërveproni me të tjerët/kërkesat e klientëve. 

  • Aftësi për t’u përballur me disa aktivitete të punës në të njejtën kohë, prioritizimin e tyre dhe për të punuar me afate kohore të shkurtëra.

  • Aftësi për t’u adaptuar në një ambient dinamik dhe sfidues të punës.

  • Entuziastë  për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.


Kualifikimet tjera të preferuara:

  • Nivel Bachelor të edukimit.

  • Përvojë në fushën e shërbimit ndaj klientëve apo shitje. 

  • Të keni njohuri për trendet e fundit në fushën e teknologjisë informative.


Informata të tjera:


  • Orari i punës prej të hënës deri të dielën, me 2 ditë pushim në javë.

  • Duhet të jeni në dispozicion për të punuar me orar me ndërrime dhe në festa.


Jeni të interesuar? 


Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në [email protected] duke shkruar në titull emrin e pozitës që ju aplikoni. 


Afati i fundit për të aplikuar: 28/02/2021 deri në ora 23:59.


Ju lutem keni parasysh që procesi i rekrutimit për kandidatët e përzgjedhur përfshinë pjesëmarrjen në testin e aftësive të përgjithshme. 




Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

+383 (0) 46 123 502

Prishtine / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

+383 (0) 46 123 502

Prishtine / Kosove

Kontakto me shpallësin