KthehuShiko shpalljet e ngjajshme

Showroom & Sales Associate

Orar i plote

Sherbime te Klienteve

Prishtine

Kosove

Detajet

Data
07/05/2020 18:58

Pershkrimi

Showroom & Sales Associate


Gjirafa, Inc., është kompania me rritjen më të shpejtë në Ballkan, e fokusuar të ofrojë produkte të Internetit. Gjirafa është platforma më e madhe e përmbajtjes me video, shitjes online, dhe kërkimeve të përgjithshme dhe vertikale me specializim në Gjuhën Shqipe. Gjirafa është një ndër start-ups me investimin më të madh në Evropë.

 

Vizioni ynë është ndërtimi i ekonomisë së Internetit në Ballkan. Këtë mund ta bëjmë së bashku me ju. Nëse jeni gati për një sfidë, rritje të re në karrierë, të mbushur me pasion dhe njohuri të reja, atëherë kjo pozitë është për ty. 


Ne jemi në kërkim të anëtarëve të rinjë për të i'u bashkuar Ekipit tonë të E-commerce. Ekipi i Gjirafa50 dhe GjirafaMall është një grup i përkushtuar që në fokus të punës kanë ofrimin e shërbimit superior ndaj klientëve.  


Roli juaj: 

  • Të mirëprisni klientët në showroom dhe recepsion. 

  • Të shërbeni si një kontakt primar për çështjet e klientëve përbrenda showroom-it dhe recepsionit. 

  • Të ndërtoni marrëdhënie sa më të mira me klientë, duke u ofruar shërbime të nivelit të lartë

  • Të kuptoni nevojat e klientëve dhe të përgatisni porositë komfor kërkesave të tyre.  

  • Të përgjigjeni në pyetjet dhe kërkesat e klientëve, duke u ofruar zgjidhje sa më të përshtatshme në lidhje me produktin apo shërbimin.

  • Të ndihmoni klientët brenda showroom-it në gjetjen e produkteve sipas kërkesave të tyre.

  • Të demonstroni veçoritë e produkteve para klientëve dhe ofroni informacion të detajuar për specifikat e tyre.

  • Të siguroheni që klientët të njoftohen për produktet ekzistuese dhe produktet e reja.

  • Të informoni dhe udhëzoni klientët  rreth procesit të porositjes online, si  dhe për mundësitë e  pagesës (POS, karta krediti ose para të gatshme). 

  • Të siguroheni që në rafte të prezantimit të produkteve të ketë artikuj tërheqës në çdo kohë.

  • Të  siguroheni  që  showroom të mirëmbahet dhe të jetë në gjendje të rregullt në çdo kohë.

  • Të trajtoni kthimet dhe çështjet e garancionit për produktet e blera.

  • Të zgjedhni dhe përcjellni produktet e nevojshme për furnizim të showroom.

  • Të menaxhoni stokun e produkteve duke qenë gjithmonë në përputhje sasia e stokut me porositë që bëhen. 

  • Përgjegjësi të tjera të caktuara nga punëdhënësi. 


Kërkesat/Shkathtësitë minimale:

  • Te keni njohuri mbi parimet e shitjes dhe praktikat e shërbimit ndaj klientëve. 

  • Të jeni të motivuar në arritjen e objektivave, bazuar në rezultate konkrete të shitjes. 

  • Të keni njohuri për trendet e fundit në fushën e teknologjisë informative.

  • Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe (përparësi angleze).

  • Aftësi të lartë të ndjeshmërisë kur merreni me të tjerët/kërkesat e klientëve. 

  • Aftësi për tu përballur me disa aktivitete të punës në të njejtën kohë, prioritizimin e tyre dhe për të punuar me afate kohore të shkurtëra.

  • Aftësi për t’u adaptuar në një ambient dinamik dhe sfidues të punës.

  • Entuziastë  për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.


Kualifikimet tjera të preferuara:

  • Nivel Bachelor të edukimit.

  • Përvojë në fushën e shërbimit ndaj klientëve apo shitje. 


  Informata të tjera:

  • Orari i punës prej të hënës deri të dielën, me 2 ditë pushim në javë.

  • Duhet të jeni në dispozicion për të punuar me orar me ndërrime dhe në festa.

  • Lokacioni: Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, Kilometri 6-të, Kosovë

Jeni të interesuar? 


Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në [email protected] duke shkruar në titull emrin e pozitës që ju aplikoni


Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

+383 (0) 46 123 502

Prishtine / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

+383 (0) 46 123 502

Prishtine / Kosove

Kontakto me shpallësin