Lajme
Importi i laptopëve në BE arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
Importet e laptopëve në Bashkimin Europian në muajin prill arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për shkak të punës ose studimit nga shtëpia mes pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas departamentit të statistikave të bllokut europian Eurostat, njerëzit po ashtu mbështeten në takime virtuale dhe videobiseda me miqtë dhe familjet gjatë kësaj periudhe, përcjell Albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga Eurostat, importet e laptopëve në BE në muajin prill arritën rreth 2,9 miliardë euro dhe pothuajse 16 miliardë euro gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 33,75 % në bazë vjetore.
Sasia më e lartë e importeve të laptopëve në muajin prill dhe në shtatë muajt e parë të këtij viti u regjistrua në Holandë, Gjermani dhe Çeki.
Kina është burimi kryesor për importet e laptopëve në BE-së, duke siguruar 90 % të të gjitha importeve të laptopëve në vitin 2019 dhe 2020.
Importet e laptopëve në BE-së nga Kina shënuan një rritje prej 19 % duke arritur në 14,4 miliardë euro në periudhën e shtatë muajve të parë të vitit 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut