Ju prezantojmë me versionin e ri 🎉

Eksploroni versionin më të ri të Gjirafa.com, një revolucion digjital me dizajn elegant, mundësi për të gjetur informacione të reja dhe një përvojë si kurrë më parë!

Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

Account Manager - Influencer Marketing

Orar i plote

Marketing dhe Reklamim

Prishtine

Kosove

Detajet

Data
25/03/2025 15:37

Pershkrimi

Në këtë rol, ju do të jeni përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe influencuesit, duke krijuar dhe implementuar strategji të marketingut për t’i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre nëpërmjet fushatave me influencues.

Kërkesat:

  1. Eksperiencë në Marketing dhe Menaxhimin e Llogarive:

    • Preferohet me eksperience ne fushen e Marketingut.

    • Aftësi për të menaxhuar disa llogari dhe fushata njëkohësisht.

  2. Njohuri në Influencer Marketing:

    • Njohuri mbi platforma si Instagram, YouTube, TikTok dhe të tjera.

    • Aftësi për të analizuar dhe zgjedhur influencues të duhur për çdo markë dhe audiencë.

  3. Aftësi të Shkëlqyera të Komunikimit:

    • Mundësi për të komunikuar qartë dhe efektivisht me klientët dhe influencuesit.

    • Aftësi për të negociuar dhe menaxhuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe partnerët.

  4. Aftësi Analitike:

    • Aftësi për të përdorur analitikë dhe raporte për të vlerësuar performancën e fushatave.

    • Aftësi për të përdorur mjete të tilla si Google Drive, Excel etj

  5. Menaxhimi i Projekteve:

    • Preferohet eksperiencë në menaxhimin e projekteve dhe organizimin e fushatave nga fillimi deri në fund.

    • Aftësi për të menaxhuar kohën dhe prioritetet në mënyrë efikase.

Kushtet:

  1. Marrëdhënie me Klientët:

    • Pjesë e ekipit që do të lidhet drejtpërdrejt me klientët dhe do të përkujdeset për zhvillimin e strategjive të marketingut për ta.

  2. Pagë dhe Përfitime:

    • Paga bazuar në përvojën dhe aftësitë e kandidatëve.

    • Përfitime të tjera mund të përfshijnë; mundësi për zhvillim profesional, dhe mundësi për avancim brenda kompanisë.

  3. Locationi & Orari 
     1. Zyra ndodhet ne Prishtine, prane Sheshit Zahir Pajaziti
     2. Orari 9:00-16:00 - Zakonisht e shtune & e diele pushim.

Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

+383 45 209 053

Prishtine / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

+383 45 209 053

Prishtine / Kosove

Kontakto me shpallësin