Ju prezantojmë me versionin e ri 🎉

Eksploroni versionin më të ri të Gjirafa.com, një revolucion digjital me dizajn elegant, mundësi për të gjetur informacione të reja dhe një përvojë si kurrë më parë!

Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

Arkitekt

Orar i plote

Arkitekture dhe Dizajn

Prishtine

Kosove

Detajet

Data
05/10/2024 19:27

Pershkrimi

Kompania ‘’BS Group’ ’SH.P. K është në kërkim të një Arkitekti për të bashkëpunuar në projektet tona të ndërtimit. Si pjesë e ekipit tonë të ndërtimit, Arkitekti do të ketë një rol kyç në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve të ndërtimit për të siguruar suksesin e tyre në të gjitha aspektet.


Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës: 

  • Realizon aktivitetet ditore të planifikuara;
  • Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Bën planifkimin dhe realizimin e projektit dhe punëve sipas planit dinamik;
  • Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve ditore, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin dhe implementimin e detyrave nga udhëheqësi I projektit dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga menaxheri;
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerë kompanisë;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë;

Kualifikimet Minimale:

Kandidati duhet të posedojë njohuri profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në mbikqyrje dhe ndërtim së paku 2 vite.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:

  • Aftësi të zhvilluara komunikimi;
  • Shkathtësi funksionale dhe teknike;
  • Aftësi për të identifikuar prioritete;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase;
  • Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
  • Të ketë paraqitje profesionale;
  • Përvojë të gjerë me ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt;
  • Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave;
  • Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve;

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe letër referencat me subjektin "Arkitekt" në e-mail adresen: [email protected] 

Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

049505050

Prishtine / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

049505050

Prishtine / Kosove

Kontakto me shpallësin