Ju prezantojmë me versionin e ri 🎉

Eksploroni versionin më të ri të Gjirafa.com, një revolucion digjital me dizajn elegant, mundësi për të gjetur informacione të reja dhe një përvojë si kurrë më parë!

Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

DREJTOR TEKNIK

Orar i plote

Inxhiniering

Tirane

Shqiperi

Detajet

Data
20/02/2025 15:16

Pershkrimi



Dimension HR për një projekt të madh në Shqipëri po kërkon të rekrutoj profesionistë për pozicionin vakant DREJTOR TEKTNIK


Përmbledhja e Pozicionit:

Drejtuesi Teknik (DT) është përgjegjës për përgatitjen e standardeve dhe procedurave të Menaxhimit të cilësisë, analizat tekniko financiare të projekteve. Harton buxhetet e projekteve. Është kryetar i këshillit teknik dhe është përgjegjës edhe për oponencën e projekteve.

DT garanton realizimin e punimeve në përputhje me kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike, sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë, zbatimin e  kushteve të kontratës e dispozitave ligjore në fuqi.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

 

· Implementimin e Manualit Teknik, procedurave, instruksioneve dhe formularëve;

· Vlerësimin e efektivitetit të impementimit të këtij manuali për rritjen e kontrollit të cilësisë brenda departamentit teknik

· Menaxhimin e një ose më shumë projekteve, duke iu përmbajtur qëllimit, cilësisë, kohës, kostos dhe kërkesave të Investitorit;

· Hartimin e buxheteve, cost raporteve, grafikut të punimeve të projekteve të reja;

· Azhornimin e buxhetit vjetor të projekteve në tërësi;

· Përpilimi dhe aprovimi i cost raporteve dhe grafikut të punimeve për projektet e shoqërisë;

· Monitorimi raporteve të kostos, realizimit të grafikut të punimeve, grafikut të prokurimeve dhe buxhetit të projektit/eve;

· Përgatit, rishikon, dhe aprovon  politikat e Menaxhimit të Cilesisë, si dhe procedurave perkatese ne departamentin teknik;

· Analiza tekniko –financiare të projekteve;

· Kontrollon dhe miraton situacionet përmbledhëse mujore;

· Koordinimin e përgjithshëm të projekteve të kompanisë, të burimeve njerëzore, mjeteve dhe makinerive;

· Kryerjen e auditeve të brëndëshme për të siguruar implementimin e suksesshëm të PMC;

· Raportimi periodik në nivelin e lartë të menaxhimit;

· Aprovimi i termave teknik të kontratave;

· Koordinimi dhe aprovim të kushteve të garancisë, afateve, shtojcave, penaliteteve etj.;

· Koordinimi  dhe sigurimi i  respektimit të kontratave në të gjitha kantieret e ManeTCI;

· Rishqyrton planet e projektit dhe kontrollon rezultatet nëse janë në përputhje me principet teknike, standardet dhe specifikimet e përcaktuara në projekt;

· Koordinon punën për pëgratitjen e dokumentacioneve tekniko-ligjore për objektet;

· Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e Manaxher Programi/Projekti në ndërtim, siguron asistence teknike, monitoron progresin e punës;

· Garanton zbatimin e procedurave administrative të kompanisë për punonjësit e Departamenti Teknik;

· Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;  

· Në bashkëpunim me departamentin e Burimeve Njerëzore, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;

· Propozon pranë DBNJ, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standartet e punës;

· Detyra te tjera qe i ngarkohen;




 KUALIFIKIMET DHE AFTESITE

 

Arsimimi: Të zotërojë Diplomë Universitare Niveli Master, në Inxhinieri Ndërtimi

Eksperienca: Të ketë eksperiencë disa vjeçare si Drejtues Teknik në një firmë ndërtimi dhe eksperiencë jo më pak se 7 vjeçare në drejtimin e projekteve të ndërtimit.



Aftësitë

· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;

· Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;

· Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj;

· Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;

· Njohuri shume të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër te komunitetit europian do te perbente avantazh);

· Te kete iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punes;

· Të njohë dhe përdorë programet kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etc.);

· Të posedojë licencën si inxhinier profesional në Shqipëri;

· Të ketë të drejtën ligjore si Drejtues Teknik.

 




Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] mesubjekt «DREJTOR TEKNIK»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnëkriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë ngaDimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhedo të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.



Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

0674647484

Tirane / Shqiperi

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

0674647484

Tirane / Shqiperi

Kontakto me shpallësin