Ju prezantojmë me versionin e ri 🎉

Eksploroni versionin më të ri të Gjirafa.com, një revolucion digjital me dizajn elegant, mundësi për të gjetur informacione të reja dhe një përvojë si kurrë më parë!

Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

Gazeta online “InfoSot” shpall konkurs për gazetar/e

Orar i plote

Media

Prishtine

Kosove

Detajet

Data
22/12/2024 14:50

Pershkrimi

Kandidatët që aplikojnë për pozitën gazetar/e dhe gazetar/e bashkëpntor/e duhet të kenë të pakten 1-3 vite përvojë pune  (dërgoni artikuj dhe referenca)


Vërejtje: Në titull të e-mailit duhet shkruani pozitën për të cilën aplikoni! Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e kërkuara do të ftohen në intervistë.


1. Gazetar/e  Politike, ekonomi (2)

2. Gazetar/e bashkëpntor/e (2)

3. Gazetar/e praktikant/e (3)

4. Kameraman/e montazhier/e (2)


Detyrat dhe përgjegjësitë për gazetarë terreni

o Shkruan dhe redakton storje të ndryshme

o Përgatitë shkrime/artikuj, tema, dhe intervista duke shfrytëzuar burime të sigurta informacioni,

o Merr me përgjegjësi obligimet e punës dhe respekton afatet kohore, sipas kërkesave të portalit, ndihmon / trajnon praktikantët;

o Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore;

o Njohja e gjuhës angleze (preferohet)

o Të ketë aftësi të punojë në grup dhe nën presion. 

o Të banoj në Prishtinë


     Detyrat dhe përgjegjësitë për gazetarë hulumtues (1

o Hulumtimi informatave dhe të dhënave nga terreni;

o Hulumtimi i storieve në terren;

o Vetëiniciativë për propozimin e temave për hulumtim;

o Përgatitja e skenarëve dhe realizimi i storieve hulumtuese dhe analitike;

 

· Studimet në gazetari apo komunikim masiv;

· Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;

· Përparësi njohja e gjuhës angleze;

· Përvojë pune në gazetari apo projekte hulumtuese;


Detyrat dhe përgjegjësitë për Gazetar/e Praktikant/e

Të ketë njohuri themelore për punën e gazetarisë online

Të ketë vetë-iniciativë për trajtimin e temave/problematikave të ndryshme

Të jetë në gjendje të punojë në presion

Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme dhe të zgjatura brenda ditës

Të ketë njohuri për zhvillimet aktuale në vend


Detyrat dhe përgjegjësitë për Video montazhier/e

· Video Montazher Kualifikimet e kërkuara: -Kandidatët duhet të jenë mbi moshën 18 vjeçare (e domosdoshme) -Përvojë pune në fushën e media është përparësi; -Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi -Kandidatët duhet të kenë shkathtësi të punës me kompjuter dhe me programet  Adobe, Photoshop, Ilustrator, Audition.

· Bashkëpunon ngushtë me redaktorin, producentin ose autorin e emisionit përkatës; Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;  Aftësi për të punuar qetë, nën presion dhe si pjesë e ekipit; Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë. Përparësi do të kenë ata që kanë përvojë pune në TV apo media online


Detyrat dhe përgjegjësitë për kameraman/e

Njohuritë dhe Kualifikimet: Përvojë pune në xhirime me kamerë; Të njoh fushën e fotografisë – multimedia (i preferuar);Të ketë aftësi profesionale dhe kreativitet artistik në fushën e fotografisë

Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme dhe të zgjatura brenda ditës


Dokumentacioni dhe mënyra e aplikimit:

CV-në së bashku me dokumentacionin përcjellës mbi shkollimin (të dhënat tuaja, nr. personal, foto) dhe përvojën e punës, Letër motivuese, Letër referencat, artikuj, tema apo intervista te realizuara nga ju (link artikujt). i dërgoni përmes e-mail adresës tonë: [email protected] / [email protected]

Adresa: Rr. “Luigj Gurakuqi” / Prishtinë. T: +383 49 323 333 

facebook: https://web.facebook.com/pg/Infosotcom www.infosot.com


Vetëm kandidatët potencial do të konktaktohen për intervistim.


Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

+38349323333

Prishtine / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

+38349323333

Prishtine / Kosove

Kontakto me shpallësin