KËRKESË PËR OFERTË
BLERJA E (300) mBot S - Explorer Kit, TË PRODHUARA NGA MAKEBLOCK, DHE (3)
PRUSA i3 MK3/S 3D PRINTERË.
1. Prapavija
Fondacioni BONEVET (BONEVET) është një institucion edukativ jo-fitimprurës dhe jo
formal që u themelua në vitin 2014 nga Fondacioni UNË E DU KOSOVËN nga Prishtina.
BONEVET funksionon si një hapësirë për inovacion dhe krijimtari në tri qytete të ndryshme:
Gjakovë, Prishtinë, dhe Kaçanik duke i stimuluar fëmijët e të gjitha moshave që të krijojnë,
mësojnë, dhe studiojnë në një ambient që është miqësor dhe i fokusuar në mendimin kreativ
dhe kritik.
2. Përshkrimi i projektit
BONEVET Prishtina, me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale
Zesammenarbeit (GIZ) GmbH, do të organizoj “SCIENCE CLUB PROJECT” me njëzetë
shkolla kampione të cilat do të përfitojnë nga programi I mentorimit si dhe do të kenë mundësi
të zhvillojnë aftësitë teknike duke bërë aktivitete që lidhen me edukimin STEM, si programimi
dhe robotika. Qëllimi i klubeve të shkencës është rritja e entuziazmit te nxënësit e shkollave
fillore që t’i zhvillojnë aftësitë e tyre në STEM; të zhvillojnë punën ekipore; të nxisin mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative. Njëzetë shkollat fillore do të pajisen me robotë edukativ me emrin mBot S – Explorer Kit, të cilët mundësojnë qasje në hyrje të robotikës, por gjithashtu ekziston mundësia për përdorim më të avancuar. Gjithashtu,
tri shkollat të cilat do të përformojnë më së miri do të marrin si shpërblim nga një 3D printer dhe filamente (Prusa i3 mk3/s) që mund ta përdorin për aktivitete të klubit, si dhe të mësojnë 3D design, dhe krijimin e prototipeve.
3. Lloji i shërbimit
BONEVET kërkon të blej:
1. 300 x mBot S - Explorer Kit, të prodhuar nga MAKEBLOCK,
2. 3 x Prusa i3 MK3/S 3D printerë,
3. 20 x PLA Filamente.
Implemented by: In cooperation with:
4. Specifikat teknike
1. mBot-ët duhet të kenë këto specifika:
- Main Control Board/Chip: ATmega328,
- Sensors: Light Sensor, Button, IR Receiver, Ultrasonic Sensor, Line Follower Sensor,
- Other Programmable Modules: Buzzer, RGB LED × 2, IR Transmitter, Motor × 2
- Connectivity: Bluetooth
- Compatibility: Compatible with Makeblock products and other building bricks,
- Power Supply: 3.7V Lithium Battery
- Dimensions: 170 × 130 × 90 mm (L × W × H) assembled
- Weight: 500g
2. 3D Printerët duhet të kenë këto specifika:
- Build volume – 11.025 cm3 (25 x 21 x 21 cm or 9,84 x 8,3 x 8,3 in),
- Magnetic PEI powder coat spring steel sheet,
- EINSY RAMBo motherboard,
- 0,4mm nozzle (easily changeable) for 1,75 mm filament,
- Automatic mesh bed levelling,
- Heatbed with cold corners compensation,
- Automatic skew axes compensation,
- Hassle free PEI print surface - no glass, no glue, no ABS juice,
- Supported materials – PLA, ABS, PET, HIPS, Flex PP, Ninjaflex, Laywood, Laybrick,
Nylon, Bamboofill, Bronzefill, ASA, T-Glase, Carbon-fibers enhanced filaments,
Polycarbonates..,
- Max travel speed: 200 mm/s,
- Power loss detection and recovery,
- Bondtech extruder drive,
- IR filament sensor,
- P.I.N.D.A. 2 probe with included thermistor.
3. 3D Filamentet duhet të kenë këto specifika:
- PLA / Polyactic Acid,
- Diametter 1.75 mm
- Change in diameter +/- 0.02mm,
- Nozzle Temperature [°C] 210 +/- 10,
- Heatbed Temperature [°C] 40-60,
- Print Speed [mm/s] up to 200.
5. Rolet dhe përgjegjësitë e kompanisë së kontraktuar
- Në koordnimin me BONEVET, të porositen dhe blehen 300 mBots me specifikat e
kërkuara si më lartë;
- Në koordnimin me BONEVET, të porositen dhe blehen 3 Prusa i3 MK3/S 3D printers
& 20 3D Print Filaments me specifikat e kërkuara si më lartë;
- Koordinimi i transportimit të pajisjeve në zyret e BONEVET Prishtina.
6. Pritshmëritë e shërbimit dhe përfundimi i afateve
Porositë Data e planifikuar Pagesa
Porosia e 300 mBot-ëve 18 Qershor, 2020 50%
Porosia e 3 Prusa i3 MK3/S 3D printerëve & 20 3D
Print Filamente
18 Qershor, 2020
Dërgimi i 300 mBots në zyret e BONEVET Prishtina 10 Korrik, 2020 50%
Dërgimi i 3 Prusa i3 MK3/S 3D printerëve & 20 3D
Print Filamente në zyret e BONEVET Prishtina
26 Korrik, 2020
7. Kohëzgjatja e kontratës
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 48 ditë, duke filluar me 18 Qershor 2020 deri me 5 Gusht 2020.
8. Procesi i aplikimit
Kompanitë që janë të interesuara për këtë shërbim duhet të i dorëzojnë dokumentet si në
vijim:
1) Një historik i shkurtë i kompanisë, duke përfshirë edhe informatat si më poshtë
a. Emri i plotë ligjor i kompanisë
b. Çertifikata e regjistrimit
c. Emri i plotë i përfaqësuesit ligjor të kompanisë
d. Emri i plotë, emaili, dhe numri i telefonit të personit kontaktues
2) Informata të përgjithshme të historisë dhe përvojës së kompanisë
3) Shembuj të punëve të mëparshme në shërbime të tilla, me dëshmi të të paktën 3
shërbimeve të tilla.
4) Buxhet i detajizuar, me dhe pa TVSH të përfshirë.
5) Emrat, email adresat, dhe numrat e telefonit të tri referencave të bizneseve, dhe
miratimi për ti kontaktuar këto referenca.
Ju lutemi ta keni parasysh se kushti për të ju përmbajtuar afatit kohor sipas përshkrimit në pikën 6 është thelbësor,
dhe rrjedhimisht BONEVET kërkon që vetëm kompanitë të cilat kanë mundësi të realizojnë këtë shërbim brenda
afatevekohore të caktuara nga ne të dorëzojnë ofertë. Tutje, dorëzimi i ofertave nënkupton që kompania konfimon
mundësinë për të realizuar shërbimin me kohë.
Dokumentet e përmendura më lartë duhet të dërgohen jo më larg se deri me 11 Qershor 2020 në
ora 23:59 përmes email adreses [email protected]. Dokumentet të cilat dorëzohen pas kësaj
date nuk do të merren parasysh.
9. Procesi i vlerësimit
Kriteret- Pikët
Çmimi 70
Përvoja në produkte të ngjashme 20
Data e dërgimit 10
Pikët në total 100