📢 Konkurs Pune – Agjent/e i/e Thirrjeve (Remote)
Pozita: Agjent/e i/e Thirrjeve në Call Centre
Lokacioni: Remote (puno nga komoditeti i shtëpisë)
Orari i punës: I plotë, ndërrimi i natës 16:00 - 00:00
Kompania: Exterprise (e bazuar në SHBA)
Exterprise është një kompani amerikane e themeluar në vitin 2015 me seli në Dallas, Teksas, që ofron zgjidhje të avancuara në fushën e menaxhimit të shërbimeve dhe teknologjisë për biznese në sektorë të ndryshëm. Me qendra operative në Indi dhe Honduras, dhe sëshpejti në Kosove, Exterprise kombinon kapacitetet offshore dhe nearshore për të ofruar shërbime të vazhdueshme 24/7, duke përfshirë:
Qendra Kontakti (Contact Center): Shërbime të komunikimit me klientët përmes telefonit, email-it dhe chat-it, me mbulim 24/7 dhe nivele të ndryshme të mbështetjes teknike.
Menaxhimi i Ciklit të të Ardhurave në Kujdesin Shëndetësor: Zgjidhje për përpunimin e kërkesave, pagesave dhe dokumentacionit për të përmirësuar rrjedhën e të ardhurave dhe përvojën e pacientëve .
Shërbime të Menaxhimit të Shërbimeve të Ndërmarrjes: Zbatimi dhe mbështetja e platformave si ServiceNow për menaxhimin e shërbimeve të IT-së, operacioneve dhe burimeve njerëzore.
Zhvillim dhe Mirëmbajtje e Aplikacioneve: Zhvillimi i zgjidhjeve të personalizuara teknologjike dhe mirëmbajtja e tyre për të përmbushur nevojat e biznesit .
Kompania është e certifikuar me SOC2 Type II, ISO 27001 dhe HIPAA, duke garantuar siguri dhe përputhshmëri të lartë për klientët në industri të rregulluara si shëndetësia, financat dhe energjia. Me mbi 275 profesionistë globalisht, Exterprise është një partner i besueshëm për organizatat që kërkojnë të zgjerojnë operacionet e tyre në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme.
Exterprise është në kërkim të agjentëve energjikë dhe me njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze për t’u bashkuar me ekipin tonë të shërbimit ndaj klientit. Si pjesë e ekipit tonë, do të jeni kontakti i parë për klientët tanë – duke ofruar ndihmë profesionale, të shpejtë dhe me përkushtim përmes thirrjeve hyrëse dhe dalëse.
🛠️ Përgjegjësitë Tuaja:
Përgjigjja profesionale dhe miqësore në thirrjet e klientëve
Dëgjim aktiv dhe identifikim i nevojave apo problemeve të klientëve
Ofrimi i zgjidhjeve të qarta, efikase dhe në kohë
Regjistrimi i thirrjeve dhe çështjeve në sistemin CRM
Përditësimi i të dhënave të klientëve sipas nevojës
Ndjekja e protokolleve dhe politikave të brendshme të kompanisë
Eskalimi i rasteve më të ndërlikuara tek menaxhmenti
Pjesëmarrja në trajnime dhe angazhim në zhvillim profesional
🎯 Kualifikimet e Kërkuara:
Gjuha Angleze – e shkruar dhe e folur rrjedhshem (e detyrueshme)
Diplomë Bachelor (preferohen fushat sociale)
Përvojë e mëparshme në shërbim ndaj klientit (avantazh)
Njohuri të mira të kompjuterit, përfshirë Microsoft Office & Excel
🧠 Aftësi Personale:
Komunikim i qartë dhe aftësi të shkëlqyera dëgjimi
Vetë-motivim dhe organizim në punë të pavarur (remote)
Fleksibilitet dhe përshtatshmëri në situata të ndryshme
Aftësi për të zgjidhur probleme me shpejtësi dhe kreativitet
Etikë profesionale dhe ndjenjë përgjegjësie të lartë
✨ Çfarë Ofron Exterprise:
Punë 100% remote – nga çdo vend ku ndiheni më produktiv
Pagë konkurruese dhe e rregullt
Trajnime profesionale dhe mbështetje në zhvillimin tuaj
Ambient pune virtual bashkëpunues dhe pozitiv
📬 Apliko tani duke dërguar CV-në tuaj në
📧 [email protected]
🗓️ Afati i fundit për aplikim: 31/05/2025